Shkolla gjermano-shqiptare ju fton në "Ditën e Dyerve të Hapura" - Business Magazine Albania

Shkolla gjermano-shqiptare ju fton në “Ditën e Dyerve të Hapura”


Shkolla gjermano-shqiptare (Deutsch-Albanische Schule) ju fton në “Ditën e Dyerve të Hapura” ditën e Enjte, datë 4 Maj 2017, ora: 13:30-15:30.

Klasat me gjermanishten si gjuhë të huaj:

Nxënës shqiptarë që nuk kanë njohuri të gjuhës gjermane

– mësim intensiv i gjuhës gjermane (1-2 orë/ditë)

– lëndë në gjermanisht: muzikë, fizkulturë, vizatim

Klasat me gjermanishten gjuhë nënë/gjuhë të dytë:

Nxënës me kombësi të huaj

– të gjitha lëndët në gjuhën gjermane

– Anglishtja-gjuhë e huaj

Nxënës me kombësi shqiptare që kanë njohuri të mira të gjuhës gjermane

– të gjitha lëndët në gjuhën gjermane

– gjuha shqipe

Ne iu ofrojmë: 

  • Mësues gjermane dhe shqiptare me eksperiencë të gjatë
  • Mësimi në ambjentet moderne të një vile të re
  • Aktivitete të shumëllojshme edukative dhe argëtuese

Adresa: Rruga “Nikolla Nishku”, 15; Tiranë 1001

Website: www.deutsch-albanische-schule.al/de 

E-mail: info@deutsch-albanische-schule.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0