Shkencëtarët sjellin metoda të përdorimit më efikas të energjisë diellore për disa kultura bujqësore - Business Magazine Albania

Shkencëtarët sjellin metoda të përdorimit më efikas të energjisë diellore për disa kultura bujqësore

Shkencëtarët gjejnë metoda sesi të përdoret energjia diellore në mënyrë më efikase për kulturat bujqësore.

Shkencëtarët kanë bërë një përparim në një qasje gjenetike që përmirëson aftësinë e kulturave ushqimore për të shfrytëzuar diellin.

Studiuesit zhvilluan një mënyrë për ta bërë fotosintezën si proces natyror, ku bimët, në mënyrë më efikase e kthejnë energjinë e dritës së diellit në ushqim.

Ekipi hulumtues, i cili është i shpërndarë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, ndryshoi gjenetikisht bimët e sojës dhe arriti një rendiment 20% më të madh.

Ata shpresojnë se ky zbulim do të ndihmojë në zbutjen e mungesës së ushqimit.

Studiuesi kryesor, Prof Stephen Long, një shkencëtar bujqësor me bazë në Universitetin e Illinois dhe Universitetin e Lancaster, tha se ky ishte “përparimi më i rëndësishëm”, në të cilin ai ishte përfshirë gjatë karrierës së tij të gjatë.

“Ne kemi parë fotosintezën dhe pse ajo mund të ketë qenë joefikase për 30 vjet”.

Kishte një skepticizëm të madh se ne mund ta përmirësonim atë, kështu që tregimi se ne mund ta bëjmë këtë ndryshon plotësisht terrenin dhe kontribuon jashtëzakonisht në aftësinë tonë për të rritur furnizimin global të ushqimit”

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0