Shkencëtarët në Francë testojnë “avionët laboratorikë” si mjet kundër ngrohjes globale - Business Magazine Albania

Shkencëtarët në Francë testojnë “avionët laboratorikë” si mjet kundër ngrohjes globale

Një avion-laborator u ngrit nga Parisi me një ekip shkencëtarësh, për të monitoruar pasojat që po ndihen nga ndryshimet klimatike.

Dr. Paola Formenti, nga Qendra Kombëtare për Kërkimin Shkencor tha se avioni mban instrumente, që mund të masin ndotësit në atmosferë, të cilët ndikojnë tek ndryshimet klimatike.

“Ndotja atmosferike është shkaku i ndryshimeve klimatike, janë emetimet antropogjene nga aktivitetet e përditshme si trafiku, ngrohja, emetimet industriale, gjithçka që njeriu, në fakt, lëshon në atmosferë ndikon ndryshim në përbërjen e atmosferës dhe ndryshon gjendje natyrore të saj”. – u shpreh Dr. Paola Formenti

Lexo edhe: Shqipëria e rrezikuar nga ndryshimet klimatike. Mundësi ndryshimi nëse përmirësohen në kohë shërbimet

“Synimi është të jemi në shtëllungën e emetimeve të Parisit që të marrin sa më shumë prova dhe për këtë arsye varemi nga parashikimi i motit.”- sipas Jean-Philippe Desbios, inxhinier i projektit. 

Këto fluturime janë pjesë e nismës “ Panama 2022”. Projekti synon sidomos të masë cilësinë e ajrit në qytetet e mëdha.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0