Shkencëtarët ‘ndërtojnë’ binjakun dixhital të Tokës - Business Magazine Albania

Shkencëtarët ‘ndërtojnë’ binjakun dixhital të Tokës

Shkencëtarët po ‘ndërtojnë’ një planet dixhital të njëjtë me planetin Tokë për të siguruar informacione në lidhje me motin ekstrem dhe ndryshimin e klimës. Ky “binjak dixhital” do të jetë një përfaqësim virtual i sa më shumë proceseve në sipërfaqen e planetit tonë duke përfshirë ndikimin e njeriut në ujë, ushqim dhe sistemet e energjisë.

Në të kaluarën, parashikimet e klimës dhe motit janë përqendruar në rajone lokale ose në sisteme më të mëdha globale. Me motin duke u bërë më i ashpër, ka një nevojë në rritje për të vlerësuar ndikimet e krizës së klimës. Pothuajse gjysmë milioni njerëz kanë vdekur në katastrofa natyrore të lidhura me motin ekstrem në dy dekadat e fundit, sipas Germanëatch, një organizatë jofitimprurëse Gjermane.

Një raport i Kombeve të Bashkuara zbuloi kohët e fundit se numri i incidenteve të lidhura me klimën është rritur në mënyrë dramatike që nga vitet 1980. Projekti shpreson të sigurojë një metodë të testimit të skenarëve që do të ndihmonin politikëbërësit dhe shkencëtarët të përgatiten për të ardhmen. Për shembull, do të bëhen skenarë hipotetikë siç janë ndërtimi i fermave me erë në të gjithë Europën dhe informacioni se ku të mbillni mund të sigurohen nga modeli.

“Nëse po planifikoni të merrni një tokë në Holandë, për shembull, unë mund të përshkoj të dhënat në binjakun dixhital dhe të kontrolloj nëse prona do të jetë prodhuese edhe nga ngjarjet ekstreme të pritura në 2050,” thotë Peter Bauer, bashkëstudiues i projektit.

‘Destination Earth’ është një projekt i përbashkët midis organizatave shkencore europiane dhe ekspertëve në informatikë në ETH Zurich, një Universitet publik kërkimor në Zvicër. Bashkimi Europian shpreson që ky projekt të mundësojë një zhvillim më të qëndrueshëm dhe të mbështesë politikat mjedisore në vitet e ardhshme.

Deri në vitin 2025, ekipi synon të ketë dhe funksionojë deri në pesë binjakë dixhitalë. Të dhënat nga këto simulime do të kombinohen për të krijuar “një binjak të plotë dixhital të Tokës”.

REUTERS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0