Shkencëtarët krijojnë serumin që rikthen flokët në 20 ditë - Business Magazine Albania

Shkencëtarët krijojnë serumin që rikthen flokët në 20 ditë

Lajmi për një serum që rikthen flokët e humbur për vetëm 20 ditë ka shkaktuar dy lloj reagimesh: disa e shohin me dyshim, të tjerë duan ta provojnë menjëherë. Por kjo formulë, e mbështetur në kërkim shkencor dhe eksperimente reale, po bën që shumë të çuditen me rezultatet që tregon, me rritjen e flokëve të rinj që mund të shihen me sy.

Së fundmi, studiuesit në Universitetin Kombëtar të Tajvanit kanë krijuar një serum inovativ për t’u aplikuar në lëkurë, i cili rikthen rritjen e flokëve. Në eksperimentet laboratorike, serumi rigjeneroi folikulat e flokëve duke stimuluar qelizat dhjamore në lëkurën e kokës. Po, e lexuat mirë! Serumi përbëhet nga acide yndyrore natyrale që nuk irritojnë lëkurën, dhe sipas ekspertëve, mund të dalë së shpejti në treg si produkt i lirë për përdorim pa recetë. Nëse po pyesni nëse ky pretendim është i vërtetë, dijeni që vetë autorët e studimit e kanë testuar. Profesori Sung-Jan Lin, autor i studimit në Universitetin Kombëtar të Tajvanit, tha se e ka provuar versionin e parë të serumit mbi këmbët e tij. “Unë personalisht aplikova këto acide yndyrore, të tretura në alkool, në kofshët e mia për tre javë dhe vura re rritje të flokëve,” – tha ai për New Scientist.

Ajo që e bën këtë serum unik është procesi mbi të cilin bazohet: hipertrikoza, një gjendje ku irritimi apo dëmtimi i lëkurës nxit rritje të tepërt të flokëve. Profesori Lin dhe ekipi i tij përdorën këtë parim për të zhvilluar formulën. Edhe pse njerëzit, për shkak të evolucionit, kanë humbur pjesën më të madhe të qimeve në trup, studimet tregojnë se ende ruajmë “aftësinë rigjeneruese” për t’i prodhuar ato. Në laborator, ekipi shkaktoi një formë të lehtë ekzeme tek minjtë, duke përdorur një përbërës të quajtur sodium dodecyl sulfate (SDS). Brenda 10–11 ditësh, në lëkurën e tyre filluan të rriteshin flokë të rinj me diametër rreth një milimetër. Ndërkohë, në zonat që nuk u trajtuan me irritues, nuk u vu re asnjë rritje flokësh.

Lexo edhe:Mirel Salija dhe 25 vitet që ndërtuan historinë e reklamës në Shqipëri!

Sipas studiuesve, irrituesi bën që qelizat imunitare të lëvizin drejt shtresës së dhjamit nën lëkurë. Aty ato nxisin qelizat dhjamore të çlirojnë acide yndyrore, të cilat më pas përthithen nga qelizat burimore të folikulave të flokëve, duke nxitur rritjen. “Këto rezultate tregojnë se dëmtimi i lëkurës nuk shkakton vetëm inflamacion, por gjithashtu stimulon rigjenerimin e flokëve,” – thuhet në artikullin e tyre të publikuar në Cell Metabolism. Për të analizuar efektin e acideve yndyrore pa përdorur irritues kimikë, studiuesit krijuan versione të ndryshme të serumit, të përbëra nga acide yndyrore natyrale si acidi oleik dhe acidi palmitoleik, të tretura në alkool. Edhe këto treguan rezultate pozitive në stimulimin e rritjes së flokëve. “Acidet oleike dhe palmitoleike janë acide yndyrore natyrale. Ato gjenden në indet tona dhjamore, por edhe në shumë vajra bimore, prandaj janë të sigurta për përdorim,” – sqaroi profesori Lin. Ekipi tashmë ka patentuar serumin dhe synon të kryejë testime të dozave të ndryshme në lëkurën e kokës së njerëzve përpara se ta nxjerrë në treg.

toi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0