Shkencëtarët finlandezë krijojnë kafenë e rritur në laborator. Shmang prodhimin në plantacione - Business Magazine Albania

Shkencëtarët finlandezë krijojnë kafenë e rritur në laborator. Shmang prodhimin në plantacione

Ata që do të pijnë kafe në të ardhmen mund ta marrin nga një laborator dhe jo prej plantacioneve. Këtë e thonë shkencëtarët që qëndrojnë pas teknikës së re të rritjes së asaj  që shpresojnë të jetë kafe e qëndrueshme në një laborator.

“Është vërtet kafe, sepse nuk ka asgjë tjetër përveç materialit të kafesë në produkt” i thotë Heiko Rischer AFP-së, duke treguar një pjatë me pluhur kafe të çelur.

Ekipi i tij i studiuesve në institutin finlandez të kërkimit teknik VTT beson se kafja e tyre do të shmangte shumë probleme mjedisore që lidhen me prodhimin masiv të një prej pijeve të preferuara në botë.

Kafeja nuk bluhet nga kokrrat, por rritet nga një grup qelizash bimore kafeje nën kushte të kontrolluara  të temperaturës, dritës dhe oksigjenit, në një bioreaktor.

Lexo: Studentja nga Prishtina bëhet pjesë e laboratorit më të madh në botë për Fizikën Nukleare

Pasi të realizohet, pluhuri mund të piqet në të njëjtën mënyrë si kafeja konvencionale.

Ekipi i Rischer përdori të njëjtat parime të bujqësisë qelizore që përdoren për të prodhuar mish të rritur në laborator, i cili nuk përfshin therjen e bagëtive dhe që vitin e kaluar iu dha miratimi nga autoritetet e Singaporit për të dalë në shitje për herë të parë.

AFP 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0