Shkenca konfirmon që njerëzit absorbojnë energjinë nga të tjerët - Business Magazine Albania

Shkenca konfirmon që njerëzit absorbojnë energjinë nga të tjerët


A ju ka ndodhur ndonjëherë, që kur keni qenë me një person të keni ndjerë një energji negative, sikur personi është duke vjedhur energjinë tuaj?

“Gjithçka është energji” është një nga aksiomat kryesore të shkencës dhe qeniet njerëzore nuk janë të huaj me transformimet e energjisë.

Një studim interesant është kryer në Universitetin e Bielefeld, Gjermani, e cila tregon se bimët mund të thithin energji nga bimë të tjera. Olivia Bader-Lee, mjeke dhe terapiste, e ka ndjekur me imtësi këtë hetim.

Shkenca që studion sjelljen e energjisë në qeniet e gjalla quhet bioenergjitikë.

Ky hulumtim është kryer tek algat, në mënyrë specifike në llojin e quajtur Chlamydomonas reinhardtii. Gjatë studimiut u zbulua se përveç fotosintezës, ato kanë një burim alternativ të energjisë, i cili ka si funksion absorbimin e energjisë nga algat e tjera. Nën drejtimin e këtij hulumtimi është edhe biologu gjerman Olaf Kruse dhe gjetjet e tij u raportuan në Naturesite.com.

Sipas Bader-Lee, trupat tanë janë si sfungjerët, thithin energjinë që është rreth nesh. “Kjo është arsyeja pse ka disa njerëz ndihen të parehatshëm, kur ata janë në një grup të caktuar me një përzierje të energjisë dhe emocioneve”.

“Trupi i njeriut është shumë i ngjashëm me një bimë, thith energjinë e nevojshme për të ushqyer gjendjen tuaj emocionale dhe mund t’i japë energji qelizave dhe të rritë sasinë e kortizolit, për të ushqyer qelizat në varësi të nevojës emocionale,” vazhdoi Bader-Lee.

Kjo është arsyeja pse shumë njerëz mund të ndryshojnë humorin e tyre e cila çon në të qenit nervoz, i stresuar, i zemëruar, në ankth, i trishtuar, por edhe i lumtur, optimist dhe i buzëqeshur.

Bader-Lee thotë se gjatë shekujve, njeriu e ka humbur lidhjen me natyrën, në të cilin shkëmbimi i energjisë mund të sjellë përfitime të mëdha për njerëzimin.

Në fund të fundit, shpirti është energji dhe ajo që ne e quajmë “mbinatyrore” nuk është asgjë më shumë se manifestimi i energjive të ndryshme në botë. Kjo ka qenë e njohur në kulturat e lashta nga çdo kontinent, por shkenca ka vendosur ta injorojë atë dhe vetëm pak shkencëtarë guxojnë të flasin për këtë çështje, nga frika e kritikës dhe refuzimit nga ana e komunitetit shkencor.

Burimi: theusualroutine.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0