Shkarkohen dy oficerë policie! Po ndiqnin Pokemonët në vend të hajdutëve - Business Magazine Albania

Shkarkohen dy oficerë policie! Po ndiqnin Pokemonët në vend të hajdutëve

Dy oficerë policie në Los Anxhelos janë pushuar nga puna pasi në vend që të ndiqnin grabitësit, po ndiqnin dy krijesa të aplikacionit Pokemon Go.

Dyshja kishte parkuar, kur morën njoftim në radio për një grabitje dyqani.

Por një rishikim i pamjeve të kamerave në makinën e tyre tregonte se ata kishin luajtur Pokémon Go dhe kishin zgjedhur të ndiqnin një Snorlax aty pranë, në vend që t’i bashkoheshin thirrjes për kapjen e grabitësve.

Lexo edhe: Pokemon Go, një kurë për autizmin

Dyshja mohoi të kishin luajtur lojën, por pas hetimeve ata u shkarkuan.

Dokumentat e hetimit tregojnë se pas injorimit të një thirrjeje radiofonike, “përafërsisht për 20 minuta” dy oficerët, po lëviznin në vende të ndryshme ku me sa duket shfaqeshin krijesat virtuale.

Louis Lozano dhe Eric Mitchell kishin qenë në patrullë kur një pikë e dyqaneve Macy u grabit, më 15 Prill 2017.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0