Shërbimi Skano dhe Paguaj nga banka Raiffeisen, risi në pagesat e faturave

Shërbimi Skano dhe Paguaj nga banka Raiffeisen, risi në pagesat e faturave

Skano dhe Paguaj

Çfarë është Skano dhe paguaj (Scan and Pay)?

Shërbimi më i ri inovativ i ofruar nga Raiffeisen Bank, ju ofron mundësinë për të paguar faturat përmes aplikacionit Raiffeisen ON, në një numër të gjerë dyqanesh brenda vendit.

Shërbimi Scan & Pay, i ndërtuar për përdorim në telefona Android dhe IOS, ju lehtëson të bërit pazar dhe ju ndihmon në shmangien e radhëve dhe shmangien e pagesave Cash. Scan and Pay ju mundëson të kryeni pagesa elektronike duke eleminuar nevojën për të paguar në kasat e supermarketit.

Mjafton të skanoni kodin QR të produktit dhe ju mund të kryeni pagesën për blerjet tuaja nga celulari, pa qenë nevoja të prisni në rradhë. Ky shërbim është falas për të gjithë klientët individë përmes Raiffeisen ON App.

Lexoni: Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri prezantojnë programin e përbashkët “Elevator Lab 2020”

Dyqanet që ofrojnë aktualisht këtë shërbim

  • Spar – qendra tregtare TEG dhe QTU
  • Neptun – qendra tregtare TEG
  • Shpresa AL – Të gjitha dyqanet dhe https://shop.shpresa.al/ në internet
  • Aladini – Në internet në https://aladini.al/
  • Globe Shop – Qendra Tregtare GLOBE
  • Max Optica – Qendra Tregtare QTU & Sheshi Wilson
  • Arteg – qendra tregtare TEG & Qendra Kristal
  • MAC (Orbico) – Rr. Sami Frashëri
  • Anais – Dyqani tek Rruga e Elbasanit
  • Miniso (Mirage Retail And Consulting) – qendra tregtare QTU
  • Buy Smart Store – Rr. Mine Peza
  • Alviero Martini – Të gjitha dyqanet
  • Fitness Amerikan – Rruga e Kavajës
  • Avatarë – Në internet në avatars.al

Si mund të paguaj nëpërmjet shërbimit Scan & Pay?

Scan & PAy ofron mundësinë e regjistrimit të të dhënave bankare dhe kartës së kreditit në aplikacion dhe më pas përdorimin e këtyre të dhënave për pagesat e blerjeve ne dyqan.

Për më shumë informacion, mund të vizitoni SCAN & PAY, në faqen zyrtare të bankës Raiffeisen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0