Shell sjell tregtimin e karburanteve në Shqipëri përmes Coral Albania Sh.a - Business Magazine Albania

Shell sjell tregtimin e karburanteve në Shqipëri përmes Coral Albania Sh.a

Marka e karburanteve Shell do të hyjë në tregun shqiptar në vitin 2025, konfirmoi Shell Brands International AG (“Shell”). Ky njoftim vjen pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Shell Brand Licensees Coral S.A., e cila operon që prej vitit 1926 në Greqi dhe Evropën Juglindore, Coral Albania Sh.a, e themeluar në vitin 2017 në Shqipëri, dhe kompanisë shqiptare Kastrati Group Sh.a.

Stacionet e para të furnizimt me karburant të markës Shell priten të hapen deri në fund të vitit 2025. Rrjeti Shell do t’u ofrojë klientëve shqiptarë portofolin e Shell te karburanteve me cilësi të lartë, lubrifikantët dhe shërbime te tjera.

Stacionet e karburantëve Shell në Shqipëri do të ofrojnë karburantet Shell V-Power, të cilat përmbajnë 99% të të njëjtëve përbërës që gjenden në karburantin V-Power të Shell që përdoren nga makinat e Scuderia Ferrari gjatë garave në pistë.

Drejtori i Përgjithshëm i Shell Albania, Ante Frens, deklaroi: “Ne mirëpresim çdo ditë miliona klientë në të gjithë botën në stacionet tona Shell për karburantet tona premium Shell V-Power dhe ofertat e shitjes me pakicë. Shpresojmë që klientët shqiptarë do të përjetojnë të njëjtën eksperiencë duke vizituar një stacion karburanti Shell që nga viti i ardhshëm.”

Menaxheri i Përgjithshëm i Coral Albania, Christos Ketsitzoglou, u shpreh: “Hapja e stacioneve të karburantit të markës Shell, në bashkëpunim me Grupin Kastrati, në Shqipëri është pjesë e strategjisë sonë për të zgjeruar më tej operacionet tona në Evropën Juglindore. Ky bashkëpunim synon të sjellë një epokë të re për tregun e karburanteve me pakicë dhe shërbimet energjetike të vendit.”

Për interesime

Kontakt i Coral Albania: christos.ketsitzoglou@ceg.gr

Kontakt I Kastrati Group Sh.a: ak@kastrati-group.com

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0