SHBA, rregulla të reja për dronët - Business Magazine Albania

SHBA, rregulla të reja për dronët

Në SHBA, Administrata Federale e Aviacionit tha të hënën se po nxjerr rregulloret e shumëpritura për të lejuar dronët e madhësisë së vogël të fluturojnë mbi zonat e banuara edhe gjatë natës, një hap i rëndësishëm drejt përdorimit të tyre për dërgimin në masë të pakove postare nga kompanitë. Administrata e Aviacionit ka kërkuar gjithashtu për arsye sigurie identifikimin në distancë për shumicën e dronëve.

“Rregullat e reja hapin rrugën për integrimin e mëtejshëm të dronëve në hapësirën tonë ajrore duke mbajtur parasysh njëkohësisht shqetësimet e sigurisë”, tha drejtuesi i Administratës Federale të Aviacionit Steve Dickson në një deklaratë. “Ata na afrojnë më shumë me ditën kur do të shohim në mënyrë më rutinë operacione të tilla dronësh, si shpërndarja e pakove postale.”

Ndërkohë, mes kompanive vazhdon gara për të krijuar skuadrilje të tëra dronësh për të shpejtuar dërgesat postare. Për operacionet gjatë natës, Administrata e Aviacionit tha se droni duhet të jetë i pajisur me drita kundër përplasjes. Rregullat e fundit lejojnë, në rrethana të caktuara, fluturimet edhe mbi automjetet që lëvizin.

Identifikimi në distancë kërkohet për të gjithë dronët që peshojnë një çerek kilogrami e sipër, por në rrethana të caktuara kërkohet edhe për dronët më të vegjël, si në rastet kur ata fluturojnë mbi grumbullime njerëzish. Një kërkesë e re është që dronët e vegjël të mos kenë pjesë rrotulluese të ekspozuara që mund të çajnë lëkurën e njeriut.

Kompania United Parcel Service tha në tetor 2019 se fitoi miratimin e parë të plotë të qeverisë për të operuar një kompani ajrore me dron. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi 60 ditë pas publikimit të tyre muajin tjetër. Kompanitë e dronëve do të kenë 18 muaj kohë për të filluar prodhimin e dronëve me identifikim në distancë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0