Sharkohet bordi drejtues i Telekomit të Kosovës

Sharkohet bordi drejtues i Telekomit të Kosovës



Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bordin e ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e rregullt të qeverisë me propozimin e ministres së Tregtisë dhe Ekonomisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se ky veprim është i domosdoshëm pasi që ndërmarrja në fjalë është sjellë buzë falimentimit.

“Ndërmarrja është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në prag të falimentimit. Konstatoj domosdoshmërinë e vendimit të menjëhershëm dhe i propozoj qeverisë që të shkarkohet Bordi i ndërmarrjes publike Telekomit”, tha ministrja Hajdari.

Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100% të aksioneve të Telekomit të Kosovës.

Telekomi i Kosovës i ishte nënshtruar në të kaluarën dy herë proçesit të privatizimit, por asnjëri proçes nuk është finalizuar me sukses.

Në rastin e privatizimit të 75% të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, në vitin 2013 kompania “Axos- Capital” ishte shpallur fituese, me një vlerë prej 277 milionë eurosh. Por, i gjithë proçesi ishte anuluar më pastaj.

Telekomi i Kosovës sipas Sindikatës së Punëtorëve është futur në krizë financiare si pasojë e mosmenaxhimit të duhur, nënshkrimit të kontratave të dëmshme dhe keqpërdorimeve të shumta që janë bërë ndër vite.

Një privatizim i mundshëm i kompanisë po kundërshtohet nga Sindikata e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës. Lamih Balaj, kryetar i kësaj sindikate, i tha Radios Evropa e Lirë, më 3 shkurt, se privatizimi në këtë kohë është i gabuar.

“Pse duhet të shkohet në privatizim në këtë fazë kur Telekomi po përballet me probleme financiare të cilat mund të zgjidhen. Telekomi ka qenë një kompani me një vlerë mbi 1 miliard euro. Po tentohet të privatizohet Telekomi në mënyrë që të mbyllet krimi që është bërë në këtë ndërmarrje. Nuk do të lejojmë privatizimin. Telekomi mund të kthehet në treg në rast se qeveria që vjen nuk e proklamon falimentimin, por kërkon përgjegjësi nga menaxhmenti”, ka thënë ai.

Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se në këtë kompani kanë ndodhur afera e skandale të mëdha korruptive që nga përfundimi i luftës dhe për këtë arsye, shton ai, nevojitet hetim i pavarur dhe profesional në mënyrë që të gjenden përgjegjësit për këtë gjendje.

Burimi: PCWorld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0