Shkroi Dash Frasheri,
“Kur unë kompozoj muzikë, – thoshte dikur gjeniu austriak Mozart, – unë kam parasysh tri kategori dëgjuesish.
E para, spektatorët në plate, të cilët janë të shumtë dhe më duhen për duatrokitjen, dhe për këtë arsye, një pjesë e madhe e kompozimit, rreth 55% është lozonjare dhe shumë melodioz.
E dyta, kontët, dukët apo fisnikët e tjerë të oborrit, dhe që kanë një farë edukimi muzikor, pasi marrin mësime nga profesionistët dhe kjo zë rreth 25% të pjesës muzikore.
Dhe e treta, më e rëndësishmja, shkruaj muzikë (20%) për kritikët dhe kompozitorët e tjerë, që kanë njohuri të thella dhe të cilët përmes shkrimeve të tyre në gazeta, apo komenteve të drejtpërdrejta me mua, e kuptojnë shumë mirë se çfarë di të bëj dhe se çfarë vlere kam”.
Në fakt, e shkruajta këtë hyrje, disi të gjatë, jo se muzika ka një lidhje të drejtpërdrejtë me rrjetet sociale, por se, koncepti “Mozart” është më i duhuri për ta shpjeguar një postim në rrjetet sociale, ku edhe unë (me përvojë disavjeçare në to), përmes postimeve të mia në katër gazetat që publikoj:
Izraeli Sot – Voice of Israel ,
Tifozët.al ,
Tirana Diplomat dhe më e reja
Turist.al kam evidentuar disa kategori.
1) Një postim ku flitet për art, shkencë, risi teknologjike apo libra merr shumë pak reagime (like, koment, share) edhe pse ato janë të karakterit, informues, enciklopedik apo informues, edhe pse për tematikën e përzgjedhur dhe brendinë e tyre, punohet seriozisht dhe me shumë përgjegjësi.
2) Një postim ku pasqyrohet një vajzë ushtarake me armë në dorë, përgjithësisht fotomodele me sytë që i shkëlqejnë nga rimeli, me faqet që i shndërrisin nga kremërat dhe ndonjë buzë të fryrë silikoni, marrin shumë pëlqime (Like) dhe komente, ashtu si edhe foto ku pasqyrohet një pjatë e mbushur mirë, e shoqëruar me një gotë verë (55 % që thotë Mozart).
Personalisht, kur zgjedh një material për ta postuar, i mendoj të gjitha kategoritë e ndjekësve të faqeve të mia, që të kombinuara të gjitha janë rreth 21 mijë.
Gjithsesi, edhe pse është një numër i vogël, pasi ka faqe që kanë nga 100 mijë, 500 mijë apo mbi 1 milion ndjekës, unë dua të veçoj faktin e cilësisë, pa i ulur vlerën askujt.
Postimet e mia kanë një tematikë të përzgjedhur me kujdes, për një audiencë të përzgjedhur po me kujdes.
Ato u drejtohen disa kategorive të individëve me impakt social, influencues kulturë apo investitorë dhe sipërmarrës të suksesshëm, gjë që i kam të shumtë për shkak të tematikave të faqeve.
Një reagim i tyre: pëlqim, koment apo shpërndarje postimi vlen shumë më tepër, se një “Like” për të bërë qejfin kur poston një foto duke ngrënë rizoto me fruta deti.
Rrjetet sociale ofrojnë një panoramë kontradiktore të reagimeve të dukshme dhe të mumërueshme (numër pëlqimesh).
Nga një postim, për të cilin punoj, shpesh mbi një orë – për një speciale dhe të shoqëruar me statistika dhe punë kërkimore – kam marrë më pak like, se dhjetë gishtat që punuan mbi tastierë. Por,… kanë qenë të “duhurat”.
Por, për një ndërrim rutinë fotoje profili, kam marrë dhjetëfishin. Thjesht një reagim “Ekspress”, si komentet e urimeve për ndonjë ditëlindje, apo ngushëllimeve.
-“Pra, kush vlen më shumë: cilësia e pëlqyesve apo sasia e reagimeve?”,- shtron pyetjen autori në faqen e tij personale në Facebook.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.