Scuderia Ferrari dhe Philip Morris bashkohen në Misionin Winnow

Scuderia Ferrari dhe Philip Morris bashkohen në Misionin Winnow para Çmimit të Madh të Japonisë


Në garën e kësaj fundjave të Çmimit të Madh të Formula 1 në Suzuka të Japonisë, Scuderia Ferrari do të prezantohet me makinat e reja, të cilat mbajnë siglën Mission Winnow. Çfarë është kjo nismë?

Misioni mban emrin “Winnow” që fillimisht i është referuar pastrimit të grurit nga kashta (apo shapit nga sheqeri), por u përdor më tej gjerësisht për të përshkruar ndarjen nga të panevojshmet, evidentimin e së mirës dhe dallimin e së vërtetës.

Kjo është nisma e re globale që Scuderia Ferrari në bashkëpunim me Philip Morris International Inc. (PMI), një partneritet 45 vjeçar prezantojnë këtë fundjavë. Kjo nismë vë theksin te roli i shkencës, teknologjisë dhe novacionit si element fuqizues për çdo industri.

Njëkohësisht “Winnow” përshkruan më së miri rrugën dhe disiplinën që PMI po ndjek për të përmbushur vizionin ambicioz të një të ardhmeje pa tym.

“Përmes misionit Winnow ne duam t’i tregojmë botës se si kemi ndryshuar, të ndajmë me ta arritjet e PMI-së, si dhe përkushtimin tonë ndaj shkencës dhe novacionit që mundëson një të ardhme më të mirë,” tha André Calantzopoulos, Drejtor Ekzekutiv i PMI.

“Ne do ta përdorim këtë nismë globale si një dritare në PMI-në e re si dhe për të sfiduar paragjykimet e atyre që mund të kenë ende dyshime për ne dhe motivet tona. Partneriteti ynë me Scuderinë Ferrari na jep mundësinë të ndërtojmë ura komunikimi me kritikët dhe mbështetësit si dhe të arrijmë përfshirjen e një shkalle më të lartë audience “.

Kompania e vlerëson si tejet të rëndësishme ndjekjen dhe dedikimin e përkushtuar ndaj ekselencës shkencore dhe inxhinierike me një fokus intensiv në detaje. Është ky angazhim dhe fokus që po krijojnë një ndryshim paradigme në industrinë e duhanit drejt një të ardhmeje më të mirë.

Në rrugën drejt së ardhmes, PMI ka zgjedhur ashtu si Scuderia Ferrari, të ecë përpara pa kthim pas: PMI duhet përparojë shpejt dhe vazhdimisht, duke shqyrtuar dhe analizuar çdo ditë hapin e ardhshëm.

“Misioni Winnow ka të bëjë me transformimin tonë si kompani, në atë që ne besojmë dhe në mënyrën se si punojmë për të mundësuar një të ardhme më të mirë. Scuderia Ferrari është partneri ideal për të realizuar Misionin Winnow, për shkak të pasionit të ekipit për novacion dhe etjes për përmirësim të vazhdueshëm në kërkim të fitores,” tha Miroslaw Zielinski, President Science & Innovation në PMI.

Zielinski shtoi: “Ne jemi duke nisur Misioni Winnow në pistën e F1 sepse tifozët e motorsportit e kuptojnë se nuk ka drejtime të kundërta në gara, por vetëm rrugë që të çon përpara; ndaj ne besojmë se me ta ndajmë këtë vizion.”

Misioni Winnow ofron një pasqyrim të brendshëm të dy kompanive që operojnë në fusha shumë të ndryshme, por që njëkohësisht kanë dhe shumë gjëra të përbashkëta. Për të dyja kompanitë, suksesi varet nga pasioni i ndjekësve të tyre mbi standardet më të larta të performancës.

Për të mësuar më shumë rreth Missionit Winnow vizitoni www.missionwinnow.com ose @missionwinnow në Facebook, Instagram dhe Twitter.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0