Microsoft-i emeroi sot si drejtor ekzekutiv indiano-amerikanin Satya Nadella, i cili punon per kompanine prej 22-vitesh.
Zoti Nadella eshte drejtuesi i trete ne historine e kesaj kompanie, pas themeluesit te saj, Bill Gates dhe Steve Ballmer, qe njoftoi ne gusht se do te dilte ne pension. Me zgjedhjen e zoti Nadella, Microsofti i dha keshtu fund nje procesi te zgjatur per gjetjen e shefit te ri.
Ne nje email per punonjesit e kompanise, zoti Nadella e quajti emerimin “nje nder te madh”.
Satya Nadella ka lindur ne Indi dhe ka studiuar shkenca kompjuterike ne Universitetin e Wisconsinit- Milwaki, duke bere me vone nje master ne administrimin e biznesit, ne Universitetin e Chicagos.
Microsofti beri gjithashtu te ditur permes se njejtes deklarate sot se Bill gates nuk do te jete me Presidenti i kompanise, rol qe do ta marre John Thompson. Zoti Gates do te sherbeje tashme si “keshilltar per teknologjine.”
Gjithashtu ai do te jete dhe nje nga anetaret e bordit drejtues te Microsoftit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto