Samsung Galaxy S4 Mini pritet te debutoje me 20 qershor - Business Magazine Albania

Samsung Galaxy S4 Mini pritet te debutoje me 20 qershor


Jo me larg se ne fillim te kesaj jave eshte publikuar lajmi se me daten 20 qershor kompania Samsung do te prezantoje disa produkte te reja dhe mesa duket nje prej ketyre produkteve sipas “The Wall Street Journal” do te jete Galaxy S4 Mini.
 
Ky me siguri eshte nje lajm fantastike per ata njerez qe e adhurojne Galaxy S4, por nuk jane pro permasave aq te medha te atij smartfoni.
Me njoftimin e publikuar nga kompania per konferencen per shtyp per prezantimin e produkteve te reja qe do te mbahet ne qershor ka trazuar kureshtjen e shume fansave te Samsung pasi nuk ka publikuar asnje udhezim me teper ne lidhje me risite qe do te sjelle ne treg.
E vetmja gje qe dihet eshte se do te kete permiresime te linjes se produkteve Galaxy dhe Ativ. Tek keto te fundit perfshihen tabletet, smartfonet dhe komjuteret qe funksionojne me sistem Windows 8.
 
Mendohet se nje prej produkteve do te jete Galaxy S4 Mini pasi diten e diel Samsung ka postuar aksidentalisht nje foto te Mini-t se bashku me numrin e produktit, por ky publikim ka qene per nje kohe shume te shkurter dhe per kete arsye nuk ka qene e mundur qe te zbulohen parametrat e kesaj pajisjeje. Mesa duket detajet e S4 Mini do te mbeten mister deri me 20 qershor.
 
Vetem nga nje burim jozyrtar eshte mundur qe te zbulohen keto parametra:
Monitor 4.3 inc, 1.6 GHz procesor,  Kamera 8 megapiksel dhe sigurisht cmimi do te jete me i ulet. (PCWorld Albanian)
 
 
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0