Samiti i Forumit Ekonomik Botëror në Davos është shtyrë për verën e vitit të ardhshëm - Business Magazine Albania

Samiti i Forumit Ekonomik Botëror në Davos është shtyrë për verën e vitit të ardhshëm

Samiti i Forumit Ekonomik Botëror, i paraparë të mbahet në Davos të Zvicrës në muajin janar, është shtyrë për verën e vitit të ardhshëm, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Takimi, i planifikuar fillimisht për në janar, do të rishikohet në “fillim të verës tjetër”, sipas Adrian Monck, drejtor menaxhues i Forumit. Samiti, që mbledh udhëheqës të shteteve të botës, mbahet çdo vit në Davos, që prej 1971. Forumi Ekonomik Botëror e portretizon veten si adresën kryesore për mbledhjen e elitës politike dhe biznesore, me qëllim diskutimin e sfidave të globalizmit.

Grupi tha se vendimi për të shtyrë samitin “nuk është marrë me lehtësi, pasi nevoja që liderët globalë të mblidhen dhe të hartojnë shtegun e rimëkëmbjes” nga pandemia e koronavirusit, është shumë urgjente”.

Organizata tha se detajet mbi datat dhe lokacionin e takimit të shtyrë do të vihen në dispozicion “sa më shpejt asi të krijohen kushtet e shëndetit dhe të sigurisë e pjesëmarrësve dhe komunitetit pritës.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0