Rutina frymëzuese e njerëzve të suksesshëm - Business Magazine Albania

Rutina frymëzuese e njerëzve të suksesshëm


Rutina e njerëzve të sukseshëm dhe çfarë mund të mësojmë prej tyre

Dita e Tim Powell fillon në orën 5:20 të mëngjesit, pasi zgjohet ai bën 30 minuta ushtrime të shpejta në palestrën e shtëpisë së tij. Ai përgatitet për punë dhe niset për në zyrë, pasi ka ecur për pak minuta në parkun e qytetit.

Video e mësipërme tregon se si Powell realizon rutinën e tij, duke organizuar dhe kombinuar aktivitetin intensiv me pushime të shkurtëra, pushime mendore. Këto metoda janë të njëjta edhe për rutinën e njerëzve të suksesshëm si , legjenda amerikane Oprah Winfrey e njohur për pauzën e saj prej 20 minutash ose më shumë të reflektimit në qetësi përpara se të filloj punën. Arianna Huffington gjithashtu beën një yoga të shpejtë apo meditim reflektues, ndërsa CEO i Square, Jack Dorsey është dikush që angazhohet me ushtrime intensive në orën 6 të mëngjesit para se të filloj dita.

Sekretet dhe dobitë e një rutine produktive në mëngjes

Siç mund t’a shohin, ka disa komponentë shumë të rëndësishëm për një rutinë të suksesshme dhe produktive. Problemi është se disa njerëz thonë se ata nuk janë aq të aftë në mëngjes, duke i vendosur barriera vetes për t’a filluar ditën ashtu siç duhet. Vet Tim Powell nuk e pëlqen shumë mëngjesin, por ai e ka ndryshuar këtë duke duke shmagur të gjitha pengesat që krijohen nga pikëpamjet tona. Ja disa hapa praktik që mund t’iu ndihmojnë:

Krijo zakone të shëndetshme dhe pozitive

Sipas profesorit Martin Hagger, krijimi i një rutine në mëngjes dmund të jetë një mënyrë efektive për të kultivuar zakone të shëndetshme jetësore. Duke e bërë këtë ju rregulloni sjelljet tuaja dhe krijoni modele të sjelljes që ju shërbejnë gjatë gjithë kohës, por kjo ndërkohë iu ndihmon të strukturoni rutinën tuaj në mënyrë efektive.

Planifiko më përpara

Shembulli i Tim Powell dhe njerëzve të tjerë të suksesshëm na mëson rëndësinë e organizimit (dhe specifikisht të krijimit të planeve të mëtejshme). Si një person që nuk i pëlqen mëngjesi ai e kupton rëndësinë e të paturit një alarm “të zhurmshëm”, për shembull, kështuqë e ai e vendos atë çdo ditë që mos të dështojë.

Ju mund t’a rrisni volumin e këtij alarmi me mjete si boksi Amazon Echo Bluetooth, që ju të zgjoheni më shpejt dhe të jëni më të ndjeshëm.

Është gjithashtu e rëndësishme të bëni përgatitje për ditën tjetër një natë më parë, kështuqë gjeni kohë për të hekurosur dhe palosur rrobat tuaja në mënyrë që të rrisni rendimentin e rutinës suaj të mëngjesit.

Zgjohu dhe fli në të njëjtën orë ÇDO DITË

Si përfundim, këmbëngulja është thelbësore për implementimin e një rutine të përditshme të suksesshme. Më e rëndësishmja, ju duhet të mbani orare të qëndrueshme gjumi dhe sigurohuni që të zgjoheni dhe të flini në të njëjtën kohë çdo ditë, kjo do të rregulloj orën e trupit dhe gradualisht so t’a bëjë më të thjeshtë të zgjoheni në mëngjes. Me kalimin e kohës, kjo do të ketë një impakt pozitiv në psikikën dhe rutinën tuaj.

/LifeHack.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0