Rutina e duhur për një ditë produktikve


Nëse nuk gjeni kohë çdo ditë për të përmirësuar aftësitë tuaja dhe për të përparuar, e gjithë koha juaj do të humbasi në këtë shoqëri të tej-mbushur.

Siç ka thënë dhe profesori Harold Hill, “Nëse mbledh shumë të nesërme, ty nuk do të mbetet gjë tjetër veçse të djeshme boshe.”

Me këtë rutinë të shkurtër mëngjesi, jeta juaj do të ndryshojë për mirë. Mund të duket një listë e gjatë, por është tepër e thjeshtë:

• Zgjohu

• Kthjellohu

• Lëviz

• Konsumo ushqimin e duhur

• Bëhu gati

• Frymëzohu

• Gjej perspektivë

• Bëj diçka që të shtyn të ecësh përpara

rutina-e-duhur-per-nje-dite-produktikve-businessmag

Bëj një gjumë të shëndetshëm

Gjumi është po aq i rëndësishëm sa konsumi i ujit dhe ushqimit. Përveç kësaj, miliona njerëz nuk flenë mjaftueshëm dhe si pasojë vuajnë çrregullime të ndryshme.

Fondacioni Kombëtar i Gjumit ka kryer disa studime të cilat tregojnë se të paktën 40 milionë Amerikanë vuajnë nga çrregullimet e gjumit, këto të fundit janë më shumë se 70 lloje. Jo vetëm kaq, 60% e të rriturve dhe 69% e femijëve përjetojnë një ose më shumë probleme me gjumin disa netë gjatë një jave.

Gjithashtu, më shumë se 40% e të rriturve ndjejnë pagjumësi gjatë ditës e cila ndikon në aktivitetet e tyre çdo muaj – raportohen 20% probleme me pagjumësinë nga disa ditë në disa javë.

Një gjumë i shëndetshëm lidhet me:

• Memorien e fortë

• Jetëgjatësinë

• Rritjen e kreativitetit

• Rritjen e fokusimit dhe vëmendjes

• Uljen e stresit

• Uljen e rrezikut për t’u aksidentuar

• Uljen e varësisë nga stimulantët si kafeina

Dhe shumë të tjera

rutina-e-duhur-per-nje-dite-produktikve-businessmag

Bëj një dush të ftohtë

Tony Robbins e niste çdo mëngjes me një zhytje në ujin 13°C të pishinës së tij. Pse e bënte ai një gjë të tillë?

Zhytja në ujë të ftohtë lehtëson gjendjen fizike dhe atë mendore. Kur praktikohet rregullisht, ajo sjell ndryshime afatgjata në imunitetin e trupit, në sistemin limfatik, të qarkullimit të gjakut dhe atë tretës duke përmirësuar cilësinë e jetës. Kjo metodë gjithashtu ndihmon në humbje të peshës trupore, sepse rrit metabolizmin.

Një studim i bërë në vitin 2007 zbuloi se rutina me një dush me ujë të ftohtë ndihmon në trajtimine simptomave të depresionit, madje është kjo është më efektive se sa mjekimet. Kjo ndodh sepse uji i ftohtë nxit një valë molekulash nervore që rrisin humorin dhe na bëjnë të ndihemi më të lumtur.

Duket e frikshme të bësh dush me ujë të ftohtë.por nuk duhet të mendohesh shumë. Thjesht futu brenda.

Zemra do të fillojë të rrah shpejt por pas 20 sekondash, çdo gjë do të jetë në rregull.

Dushi me ujë të ftohtë rrit vullnetin dhe nxit kreativitetin e frymëzimin.

rutina-e-duhur-per-nje-dite-produktikve-businessmag

Konsumo 30 gramë proteina

Donald Layman, profesor i të ushqyerit në Universitetin e Illinois, rekomandon konsumimin e 30 gramë proteinave në mëngjes. Po ashtu, Tim Feriss, në librin e tij The 4-Hour Body, rekomandon 30 gramë proteina 30 minuta pasi jeni zgjuar.

Sipas Tim, babai i tij e praktikonte këtë metodë dhe ai humbi 8 kile për një muaj. Ushqimet e pasura me vitamina të ngopin më shumë se ushqimet e tjera, sepse atyre iu duhet më shume kohë për t’u larguar nga stomaku. Gjithashtu proteinat e mbajnë nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm. Duke konsumuar proteina që në mëngjes iu zvogëloni dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira. Këto janë disa nga karbohidratet që iu shëndoshin: gjevreku, tosti dhe petullat.

1. Mëngjesi juaj duhet të përmbajë 40% kalori vetëm nga proteinat.

2. Këtë mund ta realizoni duke ngrënë 2 ose 3 vezë (çdo kokërr veze përmban 6 gramë proteina)

3. Nëse nuk iu pëlqejnë vezët, konsumoni proshutë, pançetë, salçiçe ose thjesht djathë të bardhë.

4. Nëse asnjë nga këto sugjerime nuk përshtatet me shijet tuaja atëherë mund të zgjidhni bimë të pasura me vitamina si: bishtajat, zarzavatet, arrat ose fara të ndryshme.

rutina-e-duhur-per-nje-dite-produktikve-businessmag

Dëgjo ose lexo informacione të vlefshme

Njerzëit e zakonshëm zgjedhin argëtimin. Njerëzit e jashtëzakonshëm zgjedhin edukimin dhe mësimin e gjërave të reja. Të lexosh të paktën një libër në javë, është një zakon për njerëzit më të suksesshëm në botë. Ata janë gjithë kohën duke mësuar.

Duke lexuar të paktën 15 deri në 30 minuta çdo mëngjes informacione edukuese dhe të rëndësishme, ti ndryshon. Kjo metodë iu ndihmon të performoni më mirë.

Pas një periudhe shumë të gjatë, ti do të kesh lexuar me qindra libra. Ti do të kesh dije të mjaftueshme për tema të ndryshme. Ti do ta gjykosh dhe do ta hohësh botën me një sy tjetër. Ti do të jesh në gjendje të kuptosh më shumë duke lidhur njohuritë e ndryshme që ke me njëra-tjetrën.

rutina-e-duhur-per-nje-dite-produktikve-businessmag

Rishiko vizionet e jetës tënde

Qëllimi jot duhet të jetë i shkruar, më mirë akoma i gdhendur – si do që të jetë afatgjatë apo afatshkurtër.

Duke i lexuar ato për disa minuta ti do të vihesh në lëvizje.

Nëse i lexon objektivat e tu afatgjatë çdo ditë, ti do të mendosh më shumë për ato. Nëse mendon më shumë dhe nëse punon çdo ditë për objekivat e tua, ti do të korrësh sukses.

Të arrish një qëllim është shkencë. Nuk ka asnjë ngatërresë apo paqartësi. Nëse ndjek një model të thjeshtë, ti do t’i arrish të gjithë qëllimet e tua, pavarsisht sa të mëdhaja apo të frikshme mund të duken ato.

Një aspekt kryesor i cili do t’iu ndihmoj shumë, është t’i shkruani ato dhe t’i rishikoni çdo ditë.

/Inc.com

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale