Rupert Murdoch cakton trashëgimtarin, Lachlan siguron kontrollin e medias konservatore - Business Magazine Albania

Rupert Murdoch cakton trashëgimtarin, Lachlan siguron kontrollin e medias konservatore

Familja e Rupert Murdoch ka arritur një marrëveshje mbi kontrollin e perandorisë së tij mediatike pas vdekjes së manjatit 94-vjeçar, duke garantuar që drejtimi i Fox News, rrjeti më i ndjekur nga presidenti Donald Trump dhe konservatorët amerikanë nuk do të ndryshojë.

Sipas marrëveshjes, Lachlan Murdoch do të marrë kontrollin e Fox Corp përmes një trusti të ri, duke konsoliduar pozicionin e tij si trashëgimtari i zgjedhur nga i ati. Ai e ka drejtuar Fox prej disa vitesh, së bashku me motrat e tij më të vogla, Grace dhe Chloe.Ndërkohë, tre fëmijët më të mëdhenj, Prudence MacLeod, Elisabeth Murdoch dhe James Murdoch heqin dorë nga çdo pretendim për kontroll mbi kompaninë, në këmbim të aksioneve me vlerë rreth 3.3 miliardë dollarë (2.8 miliardë euro), sipas raportimit të New York Times, e cila publikoi e para lajmin. Trusti i ri do të mbetet në fuqi deri në vitin 2050.

Kjo marrëveshje i jep fund një drame që shpesh është përshkruar si versioni real i serialit të HBO-së “Succession”, i frymëzuar pikërisht nga familja Murdoch, por me pasoja të mëdha financiare dhe ndikim të drejtpërdrejtë në politikën amerikane.

Lexo edhe: Bizneset që bënë miliarda… pa zotëruar asgjë

Fox dhe opinionet e tij konservatore dominojnë audiencat televizive në SHBA, duke lënë pas edhe rrjetet kombëtare gjatë kësaj vere, dhe mbeten platforma e preferuar për Trump dhe ekipin e tij për të përçuar mesazhet politike.

Beteja ligjore nisi kur Rupert dhe Lachlan Murdoch tentuan të ndryshonin kushtet e një trusti ekzistues, i cili u jepte katër fëmijëve më të mëdhenj të mogulit të drejtën e barabartë për të vendosur mbi kompaninë pas vdekjes së tij. Prudence, Elisabeth dhe James, të cilët nuk ndajnë të njëjtat bindje konservatore si i ati, kishin ngritur shqetësime se mund të detyroheshin të ndryshonin drejtimin editorial të Fox pas largimit të Rupert Murdoch.

Ata paditën për të bllokuar ndryshimet dhe fituan një vendim fillestar në një gjykatë probate në Nevada. Komisioneri Edmund J. Gordon Jr. e cilësoi përpjekjen si një “maskaradë të kujdesshme” për të konsoliduar kontrollin e Lachlan Murdoch.

Megjithatë, me apelimet që zvarriteshin dhe me një rezultat të pasigurt, palët vendosën të negociojnë një marrëveshje për të shmangur ndasitë familjare. Lajmi u bë publik të hënën vonë.

Fox njoftoi se tre fëmijët e mëdhenj kanë gjashtë muaj kohë për të shitur çdo pjesë të tyre personale në kompani dhe do t’u ndalohet afatgjatë blerja e aksioneve të Fox apo News Corp, si dhe marrja e çdo veprimi të lidhur me kompaninë.

Plani për të vendosur Lachlan në krye të trustit ishte quajtur në mënyrë ironike “Projekti Harmonia Familjare”, ndërsa James Murdoch cilësohej si “trashëgimtari problematik”, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga New York Times. Rasti përfshiu dhjetëra avokatë, përfshirë edhe ish-Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, William Barr.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0