Rritja e komisioneve bankare, në kundërshtim me vendimin e BSH

Rritja e komisioneve bankare, në kundërshtim me vendimin e BSH

komisioneve

Bankat e nivelit të dytë kanë rritur komisionet, për veprimet që klientët kryejnë në sportelet e tyre përkatëse. Ky veprim bie në kundërshtim me vendimin e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, publikuar në datën 8 prill që heq të gjitha komisionet bankare për shkak të pandemisë.

“Ky vendim ka për qëllim mbështetjen e klientëve të bankave për vijimin e kryerjes së pagesave të tyre në kushtet e kufizimit të lëvizjes dhe gjithashtu mimimizimit të rreziqeve nga grumbullimi i popullatës në degët e bankave.

Më konkretisht, ky vendim synon të bëjë më tërheqës përdorimin e shërbimeve Homebanking, nëpërmjet eliminimit të kostove të këtij shërbimi.  Njëkohësisht, në mbështetje të këtij vendimi, Banka e Shqipërisë eleminon komisionet e aplikuara për përdorimin e sistemeve të pagesave të Bankës së Shqipërisë nga ana e bankave për të balancuar kostot e mbartura prej tyre”, shkruan Banka e Shqipërisë në datë 8 prill.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, duke e cilësuar të pamoralshme rritjen e komisioneve bankare, për veprimet, që kryejnë klientët e bankave përkatëse.

Tomorri i referohet njoftimit të bankës Credins, për komisionet ekzistuese, por edhe vendosjen e komisioneve të reja për veprime që më parë kanë qenë pa pagesë, si mbyllja e llogarisë dhe veprimet online.

komisionet

Nga data 12 qershor banka Credins ka rritur komisionet me disa herë për veprimet e detyrueshme në bankë, ka shtuar komisione të reja për veprime, që më parë kanë qenë falas dhe mbi të gjitha ka rritur komisionet për pagesat e detyrueshme si taksat dhe sigurimet.

Megjithatë, sipas tij, nuk është vetëm një bankë që aplikon komisione jashtë normales. Ai thotë se pothuajse të gjitha bankat e nivelit të dytë, aplikojnë komisione për të gjitha veprimet, që kryhen në bankë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0