Rritet numri i të shëruarve, 19 persona të infektuar nga COVID-19

Rritet numri i të shëruarve, 19 persona të infektuar nga COVID-19


19 persona me Covid-19 u identifikuan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 475 të infektuar.

Një pacient 90 vjeçar ndërroi jetë mëngjesin e së mërkurës në Spitalin Infektiv, duke e çuar totalin e viktimave në 25. Pacienti vuante edhe nga sëmundje shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit 3 pacientë të tjerë janë shëruar.

Në informimin e përditshëm nga ISHP, zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Korçë, Kukës, Krujë dhe Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë testuar 252 persona, ndërsa në total janë testuar 4558 raste, dhe janë konfirmuar:

– 494 persona janë të prekur nga koronavirusi,
–251 janë shëruar,
– 25 kanë vdekur,
– 39 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 5 prej tyre janë në terapi intensive,
– 9 persona janë të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi, 7 prej tyre janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

Në total në të dy spitalet janë 48 persona janë të shtruar.

Lexoni: Trump i ndërpret fondet OBSH-së. Bill Gates reagon ashpër

Zv/ministrja Rakacolli tha se megjithëse rastet e të infektaurve janë rritur, kurba është e qëndrueshme.

Përhapja e koronavirusit deri më 15 prill është sipas këtyre qyteteve:

— Në Tiranë: 238 persona;

— Në Durrës: 42 persona;

— Në Fier: 32 persona;

— Në Lushnje: 6 persona;

— Në Elbasan: 16 persona;

— Në Rrogozhinë: 4 persona;

— Në Kavajë: 8 persona;

— Në Korçë: 18 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 71 persona;

— Në Lezhë: 14 persona;

— Në Has: 13 persona;

— Në Berat: 2 persona;

— Në Krujë: 7 persona;

— Në Tropojë: 4 persona;

— Në Pukë: 5 persona;

— Në Mirditë: 3 persona;

— Në Kukës: 6 persona.

Lexoni: Ekspertiza e FMN: Ekonomia botërore do të ulet me 3%, por me shpresa rimëkëmbje në 2021, nëse rihapet ekonomia

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0