Rritet më tej diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit - Business Magazine Albania

Rritet më tej diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit

Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur më ngadalë. Në vitin 2024, paga mesatare mujore bruto arriti në 77,457 lekë duke u rritur rreth 10% në krahasim me vitin 2023, teksa pensioni mesatar rezultoi 19,092 lekë në tetor 2024, ose 4% më i lartë se viti i mëparshëm.Vitin e kaluar pensioni mesatar ishte sa 24.6% e pagës mesatare mujore bruto, nga 26% që ishte ky raport më 2023. Dhjetë vite më parë pensioni mesatar ishte sa 32% e pagës mesatare mujore bruto.

Fuqia blerëse e pensionistëve po gërryhet më tej edhe nga thellimi i diferencës ndërmjet pagave dhe pensioneve. Rritja e hendekut ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Përshpejtimi i rritjes së pagave si në sektorin publik dhe atë privat po shoqërohet me rritje te çmimeve në disa produkte të shportës që janë jetike për pensionistët. Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Ky hendek është thelluar vitet e fundit për shkak se pagat po rritem më ritme më të larta se pensionet.

Lexo edhe: Çfarë do të ndodhë me euron në këtë vit zgjedhor? Dritan Vakaj: Shtim i euros në treg, për pasojë ulje të vlerës së saj

Të dhënat tregojnë për një rritje të pabarazisë ndërmjet shtresave të shoqërisë, në këtë rast të pensionistëve dhe personave të punësuar. Me gjasa, hendeku do të zgjerohet gjatë viteve në vijim, pasi tregu po sinjalizon rritje më të larta të pagave prej kushteve të reja që ka krijuar mungesa e fuqisë punëtore.

Në fund të vitit 2024 paga mesatare në shkallë vendi ishte 47% më e lartë se para pandemisë, duke u rritur nga 52,380 lekë me 2019 në 77,456 lekë më 2024. Në të njëjtën periudhë, pensioni mesatar nga niveli 16,256 lekë në vitin 2019, arriti në 19,092 lekë më 2024 me zgjerim vetëm 17%.

Sakaq plagët e tranzicionit po ulin përfitimet nga pensioni. Numri i pensionistëve, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rritet me shpejtësi. Të dhënat zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2023, pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 50% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie, nga 45% më 2021.

Të dhënat zyrtare të 6-mujorit të parë 2023 tregojnë se numëroheshin 503,747përfitues të pensionit të pleqërisë, nga të cilët 258,312 mijë 51% e përfituesve morën pagesa të pjesshme./ B.Hoxha

 

Burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0