Rriteni biznesin tuaj globalisht me Bridge to MassChallenge Warsaw

Rriteni biznesin tuaj globalisht me Bridge to MassChallenge Warsaw


Bridge to MassChallenge Varshavë është konkursi madh për startupet e Europës Qendrore dhe asaj Lindore.

Kjo është një mundësi për startupet të cilat janë gati të rriten globalisht. 2 ditë në kampin në Varshavë dhe Boston + kurs intensiv për 2 startupet më të mira për gjysmë-finalet e MassChallenge të Bostonit.

Përse duhet të merrni pjesë:

  • Program pa pagesë nga një akselerator i mirënjohur në Boston.
  • Konkursi i parë global për startupet në rajonin e Europës Qendrore dhe asaj Lindore.
  • Qasje në burimet globale të MC, të tilla si rrjeti me mbi 1000 mentorë dhe 100 partnerë të korporatave (në të gjithë sektorët), qasje në 5 vende të MassChallenge në mbarë botën.
  • Paraqitje të vlefshme për drejtuesit në industritë që po synoni dhe investitorët.
  • Aftësia për t’u lidhur dhe për të bashkëpunuar me bizneset më të mëdha: VISA, PKO Bank Polski, Microsoft, GE.

Kujt i shërben: startupeve nga të gjitha industritë me një preferencë të veçantë për ata të fintech, energjisë dhe sigurisë kibernetike.

Afati: 30 Tetor, 2017

Apliko këtu!

* Orange Fab fillon sezonin e ri të akselerimit!

Një mundësi e mirë për të zhvilluar zgjidhje teknologjike të avancuara në bashkëpunim me një partner të korporatës.

Përse duhet të merrni pjesë:

  • Program akselerimi 12 javor me fonde jo-aksionare deri në 40 k PLN.
  • Qasja në rrjetin e mentorëve, ekspertëve nga Orange dhe ekosistemit të startupeve, infrastrukturës, qendrës kërkimore të konsumatorëve, rrjetit shpërndarës Orange dhe shërbime të dedikuara të qendrës R & D të Orange.
  • Mundësi për t’u rritur globalisht në bashkëpunim me në bashkëpunim me fabrikat e huaja Orange.
  • Startupert e përzgjedhura do të ftohen në ‘Startup pitch’ në 15 Dhjetor në Varshavë.

Kujt i shërben: projekteve kryesisht nga përvoja e klientit, inteligjenca artificiale, IoT, big data, e-commerce, AR, VR, siguria kibernetike, automatizimi i procesit, fintech dhe blockchain.

Afati: 26 Nëntor, 2017

Apliko këtu! 4 startupet më të mira mund të marrin një biletë të veçantë të rezervuar për përzgjedhjen e Startup Hub!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0