Rreziku që hyn me uniformë, si po shkelin hakerët sigurinë fizike të zyrave - Business Magazine Albania

Rreziku që hyn me uniformë, si po shkelin hakerët sigurinë fizike të zyrave

“Ata që mbajnë uniformë rrallë pyeten kush janë,” thotë Daniel Dilks, drejtor operacioni në kompaninë e sigurisë Sentinel Intelligence, për Euronews.

Kur mendojmë për një sulm kibernetik, shumica prej nesh e imagjinojmë si një haker me kapuç, i përkulur mbi tastierë, që depërton nga distanca në rrjetin e një kompanie. Por, sipas ekspertëve, nuk është gjithmonë kështu.

Pavarësisht rojeve dhe recepsioneve të sigurisë, shpesh mjafton një jelek reflektues dhe një ecje e sigurt për t’u futur brenda. “Shumë njerëz, kur shohin një bluzë me ngjyrë të ndezur, mendojnë: ‘Ky është inxhinier’ dhe e lënë të kalojë,” thotë një trajner sigurie për Euronews.

Megjithëse ndërgjegjësimi për sulmet kibernetike po rritet, veçanërisht pas goditjeve ndaj markave si Pandora, Chanel, Adidas dhe Victoria’s Secret shumë kompani nënvlerësojnë rrezikun e shkeljes fizike të sigurisë.

Sipas Gartner, shpenzimet globale për siguri kibernetike pritet të arrijnë 213 miliardë dollarë (183 miliardë euro) në vitin 2025, nga 193 miliardë dollarë (166 miliardë euro) në vitin 2024. Por sipas indeksit të gatishmërisë së sigurisë kibernetike të Cisco-s, vetëm 4% e organizatave në mbarë botën janë plotësisht të përgatitura për kërcënimet moderne.

Ekspertët e Sentinel Intelligence theksojnë se siguria fizike mbetet një pikë e verbër, e cila mund të ketë pasoja shkatërruese nëse neglizhohet.

Kur sulmet fizike çojnë në humbje miliardëshe
Kostoja e kërcënimeve kibernetike në Evropë pritet të arrijë 10 trilionë euro në vitin 2025, paralajmëron kompania e softuerit Splunk. Vetëm në vitin 2022, kompani me të ardhura të kombinuara prej 20 trilionë dollarësh raportuan humbje prej 1 trilion dollarësh (860 miliardë euro) të shkaktuara drejtpërdrejt nga incidente të sigurisë fizike, sipas World Security Report 2023.

Kjo mund të përfshijë një haker që hyn në ndërtesën tuaj për të depërtuar më pas në infrastrukturën dixhitale duke dëshmuar se linja e parë e mbrojtjes në luftën kundër krimeve kibernetike mund të jetë dera e hyrjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0