Rreth 100 milionë euro investime për energji të ripërtëritshme në Vushtri - Business Magazine Albania

Rreth 100 milionë euro investime për energji të ripërtëritshme në Vushtri


Në prani  të Ambasadorit të Republikës së Francës z. Didier Chabert, në zyrën e Kryetarit të Vushtrisë Xhafer Tahiri, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit mes Komunës së Vushtrisë dhe Çiçavica Wind Farm 1 L.L.C, (projekt i kompanisë franceze Akou Energy).

Projekti Çyçavica wind Farm ka për qëllim prodhimin e energjisë së ripërtëritshme nga era. Vlera e investimit është rreth 100 milionë euro. Nga ky projekt do të përfitojë Komuna e Vushtrisë dhe Kosova. Projekti synon të prodhojë rreth 100 MW/h energji elektrike nga era ku në malin e Çyçavicës do të vendosen deri në 17 turbina për prodhim të energjisë së erës.

Në bazë të këtij memorandumi Komuna e Vushtrisë do të përfitojë:

  • Të ardhura direkte nga projekti që korrespondon në vlerën 1% të të ardhurave vjetore të projektit Çyçavica Wind Farm;
  • Bursa studimi në Francë për studentët që vijnë nga komuna e Vushtrisë dhe studentët nga e gjithë Kosova në fushën e energjisë së ripërtëritshme, ku Ambasada Franceze në Prishtinë do të angazhohet dhe do të ndërmjetësojë për këtë qëllim;
  • Subvencionim të Organizatave joqeveritare lokale për të zhvilluar turizmin energjetik në Malin e Çycavicës.

Kryetari i Vushtrisë Xhafer Tahiri tha që ky është një moment tepër i rëndësishëm për zhvillimin e Vushtrisë dhe të Kosovës. “Ne jemi të përkushtuar dhe të hapur për investitor të huaj që do të nxisin zhvillimin ekonomik të qytetit tonë. Ky do të jetë investimi më i madh privat në Vushtri, ndërsa Komuna mbetet e përkushtuar që në një proces transparent të mbështesë investimin”.

Ambasadori i Francës në Kosovë z. Chabert theksoi që kompania Akou Energy është lidere në Europë në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe ky memorandum sot tregon për seriozitetin e këtij investimi.

Emil Bakic, Drejtor për Ballkanin i Akou Energy theksoi vlerën e këtij investimi duke kujtuar se projekte të ngjashme janë zhvilluar në Mal të Zi dhe në Kroaci.

/Komuna e Vushtrrisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0