Roboti Melisa në Durrës, në shërbim të klientëve në pastiçeri - Business Magazine Albania

Roboti Melisa në Durrës, në shërbim të klientëve në pastiçeri

Jo vetëm kamarierët, por tashmë edhe një robot që ju sjell porosinë e dëshiruar. Roboti Melisa, që flet në anglisht dhe është mjaft e sjellshme. Këto ditë ka marrë vëmendjen maksimale të klientelës në pastiçerinë “Cialda”, në Durrës.

Sipërmarrësja Eriona Sopi na tregon se dëshira për të sjellë në qytet një trend teknologjik ishte arsyeja kryesore pse e solli robotin në Durrës.

“Për të qenë të parët, për të futur gjëra të reja dhe besoj se kjo ishte gjëja më e re që mund të fusnim tani. Ky robot është ndihmës i kamarierëve, në transportimin e produkteve. Kosto për mirëmbajtjen nuk ka, e vëmë natën në karikim dhe kaq.” Por të porosisësh një robot humanoid dhe ta marrësh atë nuk është një procedurë mjaft e shpejtë.

Lexo edhe:Roboti humanoid “diplomohet” në ceremoninë e një gjimnazi në Kinë!

“Porosia është bërë në Kinë, nga një person që bënte transporte me Kinën dhe është dashur gati një vit për ta sjellë. Ka kushtuar rreth 5000 euro”,– thotë Sopi.

Ndërsa roboti lëviz në ambientet e pastiçerisë, fëmijët janë ata që e ndjekin më me kuriozitet. Në një botë ku teknologjia po ecën me shpejtësinë e erës dhe robotët e inteligjenca artificiale pritet të dominojnë shumë aspekte të jetës njerëzore, a duhet të ndihen disa profesione më të rrezikuara?Për Sopin dhe një nga anëtarët e stafit zëvendësimi i kamarierëve me robot nuk duket një opsion i mundur.

“Zëvendësim i kamarierëve nuk besoj, por ndihmës po!”

Nuk ndihemi të frikësuar, thjesht e kemi një ndihmë plus për ne. Na përkrah, na ndihmon goxha”.

Por më ndryshe e mendon një klient italian, mbase edhe sepse në vendin e tij ky trend ka marrë hov tashmë.

“Nuk surprizohemi shumë, sepse në perëndim ka robotë. Më shumë mendoj për kamarierët që mund të kenë më pak punë ose dhe ta humbin atë në të ardhmen. Mund të ndodhë që robotët të zëvendësojnë njerëzit.”– thotë klienti.

Roboti Melisa është i pari për qytetin bregdetar, por pritet të pasohet nga të tjerë. Sipërmarrësja Sopi duket se nuk do të ndalet, madje është në kërkim të robotëve më të avancuar dhe me shumë më tepër funksione njerëzore.

durrëslajm

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0