Robotët Optimus të disponueshpëm për publikun deri më 2027 - Business Magazine Albania

Robotët Optimus të disponueshpëm për publikun deri më 2027

Robotët Optimus të disponueshpëm për publikun deri më 2027

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, tha se kompania po planifikon t’i bëjë robotët e saj Optimus të disponueshëm për shitje për publikun deri në fund të vitit 2027. Musk foli në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës dhe u pyet gjatë një diskutimi me CEO-n e BlackRock dhe bashkëkryetarin e përkohshëm të WEF-it, Larry Fink, se kur robotët Optimus do të vendosen gjerësisht në mjediset prodhuese.

“Robotika humanoide do të përparojë shumë shpejt. Ne kemi disa nga robotët Tesla Optimus që kryejnë detyra të thjeshta në fabrikë”, tha Musk. “Ndoshta më vonë këtë vit, deri në fund të këtij viti, mendoj se ata do të kryejnë detyra më komplekse dhe do të vazhdojnë të vendosen në një mjedis industrial“, shtoi ai.

Lexo edhe: Meta do të testojë abonime premium në Instagram, Facebook dhe WhatsApp

“Deri në fund të vitit të ardhshëm, mendoj se do t’i shesim publikut robotë humanoidë. Atëherë do të jemi të sigurt se ka besueshmëri shumë të lartë, siguri shumë të lartë dhe gama e funksionalitetit është gjithashtu shumë e lartë. Në thelb mund t’i kërkoni të bëjë çfarë të dëshironi”, vazhdoi miliarderi. Musk ka thënë se robotët humanoidë përfundimisht do t’i tejkalojnë njerëzit në numër, duke deklaruar se “të gjithë në tokë do të kenë nga një dhe do të duan një të tillë”.

Musk po kërkon deri në 134 miliardë dollarë nga OpenAI dhe Microsoft, duke argumentuar se ai meriton “përfitimet e padrejta” që ata morën nga mbështetja e tij e hershme për startup-in e Inteligjencës Artificiale. OpenAI fitoi midis 65.5 miliardë dhe 109.4 miliardë dollarë nga kontributet e sipërmarrësit miliarder kur ai ishte bashkëthemelues i OpenAI nga viti 2015, ndërsa Microsoft fitoi midis 13.3 miliardë dhe 25.1 miliardë dollarë, sipas Musk.

entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0