Robotët në shërbimin ushqimor, garanci kundër koronavirusit - Business Magazine Albania

Robotët në shërbimin ushqimor, garanci kundër koronavirusit

~3 minuta lexim

Në kushtet e pandemisë, kur pronarët e restoranteve duhet të respektojnë distancën mes punonjësve në kuzhinë dhe me klientët, po rritet kërkesa për robotë që gatuajnë. Robotët që bënin pica apo hamburger ishin një pamje argëtuese para shfaqjes së koronavirusit, por tani po bëhen një domosdoshmëri për sigurinë kundër infeksionit: Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se rreziku nga COVID-19 nga ushqimi gatshëm, i blerë në restorante është i ulët. Megjithatë, ka plot raste të shfaqjes së infeksioneve që kanë prekur punonjës dhe klientë në restorante të ndryshme.

Kjo ka bërë që robotët në kuzhinat komerciale të bëhen gjithnjë e më të kërkuar. “Vetëm në këtë mënyrë mund të ofrojmë një shërbim pa kontakt, një shërbim plotësisht të sigurtë për klientët,” thotë shefi ekzekutiv i kompanisë “Blendid”, Vipin Jain.

Robotët mund të bëjnë pije të përziera, të bëjnë gatime të thjeshta ose përgatitjen e artikujve për gatim. Prej vitesh ata kanë filluar të shfaqen në spitale apo hotele duke dërguar pjata ushqimesh, apo duke përmbushur porosi të ndryshme. Por që kur u shfaq koronavirusi kërkesat janë shumëfishuar:

“Që kur shpërtheu pandemia potenciali për këtë teknologji dhe kërkesa për robotë që bëjnë gatime është rritur shumëfish. Robotët bëjnë të mundur mjedise më të sigurta të shërbimit ushqimor. Ata punojnë shpejt, pra përmbushin nevojat në raste kur reduktohet stafi i rregullt,” thotë Buck Jordan, themeluesi i kompanisë “Miso Robotics”.

Ekspertët e zhvillimeve teknologjike kanë paralajmëruar prej kohësh se në dekadat e ardhshme robotët do të zëvendësojnë krahun e punës në funksione të pakualifikuara. Por në shërbimit ushqimor duket se pandemia e ka përshpejtuar këtë proces. “Automatizimi nuk mund të ndalet. COVID-i e ka përshpejtuar pasi njerëzit kanë frikë se mund të infektohen nga ushqimi që blejnë. Duke eliminuar njeriun në procesin e gatimit klienti ndjehet më i sigurtë,” thotë Rck Wilmer, shefi ekzekutiv i kompanisë Chowbotics.

Max Elder, studiues në Kaliforni, nuk beson se robotët do të kenë jetë të gjatë në industrinë ushqimore, pas zhdukjes së pandemisë. Ai beson se edhe oreksi i klientelës për robotë kuzhinierë do të bjerë kur të kthehet normaliteti: “Kur e automatizojmë procesin dhe eliminojmë njeriun nga aktet e gatimit mendoj se humbasim shumë prej elementëve esencialë të përgatitjes së ushqimit. Eliminojmë shpirtin e gatimit dhe aktit të ushqyerjes së njeriut,” thotë zoti Elder.

Zume, një kompani që filloi të bënte pica me robotë në Kaliforni para pak vitesh në janar mbylli dyert. Tani kjo kompani prodhon maska dhe kuti të riciklueshme për paketimin e ushqimit.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ndryshimi nuk është i dhimbshëm. Rezistenca ndaj tij është.”
— Tim Ferriss
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0