Regjisori legjendar James Cameron, i njohur për filmat epikë të aksionit dhe sidomos për “Terminator 2”, ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale (AI) mund të çojë drejt një pushtimi robotësh dhe një krize ekzistenciale për njerëzimin, të ngjashme me skenarët që ai vetë ka sjellë në ekran, shkruan A2. Në një intervistë të fundit për Puck, fituesi i Çmimit Oscar, sot 71 vjeç, tha se zhvillimi i pakontrolluar i AI përbën rrezik të drejtpërdrejtë për shoqërinë dhe rolin e njeriut.
Cameron theksoi se industria e filmit duhet të “vetërregullohet”, ndërsa qeveritë, sipas tij, mund të ndërhyjnë me instrumente të ashpra që shpesh “e prishin punën”. Ai përmendi edhe përvojën e aktorëve dhe shkrimtarëve gjatë grevës së vitit 2023, kur çështja e përdorimit të AI në prodhimet filmike u bë një nga pikat më të debatueshme.
Lexo edhe:A po rrezikon Europa objektivat klimatike nga kostot e larta të energjisë?
Regjisori rikujtoi se “Terminator 2” paraqiste një botë ku inteligjenca artificiale Skynet i shpall luftë njerëzimit. Sot, thotë Cameron, një skenar i tillë nuk është më thjesht fantazi, nëse AI nuk rregullohet me kujdes. Sipas tij, rreziku kryesor nuk lidhet vetëm me teknologjitë e reja, por me humbjen e qëllimit dhe rolit të njeriut në botë. “Nëse kompjuterët bëhen më të saktë, më të shpejtë dhe më të aftë se ne, atëherë çfarë mbetet për njerëzit?”, tha ai.
Megjithëse Cameron kritikon fuqishëm AI, pranon se po e studion nga afër këtë fushë. Regjisori u bashkua këtë vit me bordin e Stability AI për të kuptuar më mirë zhvillimet teknologjike dhe mënyrat se si mund të përdoren për të ulur kostot e filmave me efekte të mëdha speciale. Ai ka deklaruar se filmi i tij i ardhshëm, “Avatar: Fire and Ash”, do të nisë me shënimin: “Asnjë inteligjencë gjenerative nuk është përdorur në realizimin e këtij filmi”.
Megjithatë, fansat e kanë quajtur “hipokrit”, duke e kritikuar për përdorimin e AI teksa paralajmëron rreziqet e saj. Sërish, Cameron insiston se artistët duhet të mbrojnë vlerën njerëzore dhe të mos lejojnë që teknologjia ta zëvendësojë kreativitetin e vërtetë.
Regjisori legjendar James Cameron, i njohur për filmat epikë të aksionit dhe sidomos për “Terminator 2”, ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale (AI) mund të çojë drejt një pushtimi robotësh dhe një krize ekzistenciale për njerëzimin, të ngjashme me skenarët që ai vetë ka sjellë në ekran, shkruan A2. Në një intervistë të fundit për Puck, fituesi i Çmimit Oscar, sot 71 vjeç, tha se zhvillimi i pakontrolluar i AI përbën rrezik të drejtpërdrejtë për shoqërinë dhe rolin e njeriut.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.