Rikthehet Jim Carrey, do të luajë rolin e Joe Biden - Business Magazine Albania

Rikthehet Jim Carrey, do të luajë rolin e Joe Biden

Aktori i mirënjohur amerikan, Jim Carrey do të luajë rolin e kandidatit demokrat dhe ish-zv presidentit Joe Biden gjatë këtij sezoni në  “SNL (Saturday Night Live)”. Ky emision rikthehet në një kohë që do të zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e  Bashkuara të Amerikës. Do të shfaqet premierë me pesë episode rresht përpara zgjedhjeve më 3 nëntor.

Carrey është një zgjedhje befasuese, duke marrë parasysh që ai nuk është pjesë e kastit dhe se ish-anëtari i kastit Jason Sudeikis është i njohur për rolin e Biden. Sidoqoftë, “SNL” njihet për prurjet e reja për të luajtur personazhe të rëndësishme, nga Robert de Niro si Robert Mueller, Brad Pitt si Dr. Anthony Fauci dhe, natyrisht, Alec Baldwin si President Donald Trump.

SNL po planifikon të ketë një audiencë të kufizuar në studio në Rockefeller Center për këtë sezon, i 46-ti në televizion njoftoi NBC. Do të jetë hera e parë që “SNL” transmetohet nga “Studio 8H” që prej muajit mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pas ndërprerjes së transmetimeve, “SNL” zhvilloi shfaqje virtuale.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0