Rikthehen lojërat e fatit në qendër të Tiranës

Rikthehen lojërat e fatit në qendër të Tiranës

lojerat e fatit

Kazinotë do të rikthehen në kryeqytet dhe do të gjenden në zemër të tij. Një vendim i qeverisë i miratuar në datën 2 shtator, i cili u publikua dje në fletoren zyrtare, përcakton se qendra e Tiranës do të jetë zona ku do të pozicionohen kazinotë në kryeqytet.

Sipas kësaj VKM-je parashikohet se lojërat e fatit të tipit kazino do të pozicionohen brenda perimetrit të Rrugës së Barrikadave, ‘Urani Pano’, ‘Dedë Gjo Luli’, ‘Ibraim Rugova’, ‘Xhorxh Bush’ dhe Bulevardit ‘Zhan D’ark’.

Ky vendim i qeverisë shoqërohet me një tjetër që përcakton kriteret për të lejuar ushtrimin e lojërave të fatit të tipit kazino, ku kryesorja është se duhet të ketë një kapital prej 1.2 miliardë lekësh ose rreth 12 milionë dollarë.

Dy vite më parë qeveria mbylli të gjitha lojërat e fatit që operonin në Shqipëri, nën argumentin se këto lloj biznesesh shërbejnë për të pastruar paratë e krimit.

Tashmë, aktivitetet që i mbylli vetë qeveria është duke i rihapur në një nga zonat më të lakmuara të kryeqytetit, ku vitet e fundit po lulëzojnë edhe ndërtimet shumëkatëshe.

“Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Kazino”, duhet të përmbushë kriteret minimale, si më poshtë vijon:

  1. a) të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, në objektin e veprimtarisë të së cilës të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati, sipas llojit të lojës që kërkohet;
  2. b) shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë) lekë;
  3. c) të deklarohet burimi i kapitalit, që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e “Kazinosë”;

ç) të kenë përvojë në fushën e lojërave të fatit;

  1. d) të ketë kapacitetet e duhura financiare, administruese, organizative dhe besueshmërinë e aplikantit për t’u angazhuar me sukses në projekte të tilla;
  2. dh) të paraqesë garancinë pasurore, së bashku me aplikimin dhe me kushtet e sekuestrimit të kësaj

garancie;

  1. e) të paraqesë kufizimet për ndryshimet e pronësisë së aksioneve për të licencuarit;

ë) të ngrejë serverin, në të cilin do të jape informacion të plotë mbi çdo transaksion që do të kryhet midis subjektit dhe lojtarëve, xhiron dhe fitimin, si dhe çdo të dhënë që do të kërkohet nga AMLF-ja në lidhje me zhvillimin e këtij aktiviteti. AMLF-ja do të ketë akses në kohë reale te ky server” thuhet në vendim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0