Ricikloni energjinë tuaj - Business Magazine Albania

Ricikloni energjinë tuaj


Nga Giovanni Dienstmann

Reflektim

Asgjë nuk humbet kurrë në natyrë, çdo kufomë e vdekur riciklohet si ushqim për jetën; çdo gjë ka vendin e vet dhe kontribuon në një ekuilibër shumë të sofistikuar në sistem.

Pse ne njerëzit nuk riciklohemi si natyra? Pse i mbajmë brenda disa ndjenja, kujtime të caktuara dhe disa pjesë të vetes në bodrumin e shpirtit tonë? Ne besojmë se ato janë shumë të turpshme, të ndyra apo të gabuara në mënyrë që ndonjë gjë e mirë të dalë prej tyre.

Megjithatë, zemërimi mund të kthehet në dhembshuri; urrejtja në dashuri, arroganca në një këmbëngulje të përulur por të fuqishme.

Kur mësojmë të përqafojmë çdo pjesë të përvojës sonë jetësore, të integrojmë të gjitha kontradiktat në qenien tonë – vetëm atëherë ne jemi gati të jetojmë dhe të veprojmë si një e qenie e plotë.

Energjitë e errëta” rimëkëmben dhe transformohen në të kundërtën e tyre, dhe shkëlqejnë me të njëjtin intensitet, por tani në mënyrë konstruktive.

Ushtrohu

Zhytu thellë brenda vetes tënde. Çfarë po të mban peng? Çfarë po të ndalon që t’i riciklosh energjitë tua “të vdekura”? Thjesht mendoje çfarë do të jetë e mundur për ty, kur ta integrosh këtë energji?

“Njeriu i mençur është gjithmonë gati t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë dhe nuk humb asgjë”. – Tao Te Ching.

Për të eksploruar më shumë këtë temë, ju rekomandoj të vizitoni: Nga Kuzhina Zen deri në Iluminizëm – Rafinimi i Jetës suaj.

/Limitlesslife

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0