Revista prestigjioze Time ka shpallur këngëtaren e famshme Taylor Swift si njeriun e vitit 2023 - Business Magazine Albania

Revista prestigjioze Time ka shpallur këngëtaren e famshme Taylor Swift si njeriun e vitit 2023

Këngëtarja e mirënjohur amerikane Taylor Swift është shpallur njeriu i vitit 2023 nga revista Time.  Gjatë këtij viti Ylli I muzikës pop, turneu Era i së cilës i tha siguroi asaj në fitim bruto me vlerën e mbi një miliardë dollarëve,  u perfeksionua në çdo aspekt.

Taylor Swift gjeti një mënyrë për të kapërcyer kufijtë dhe për të qenë burim drite. Ajo është nga ata personat e rrallë që janë edhe shkrimtari edhe heroi i historisë së tyre. Shumë nga ato që Swift arriti këtë viti ekzistojnë përtej çdo matjeje.

U angazhua që ëndrrat, ndjenjat dhe përvojat e njerëzve, veçanërisht grave që ndihen të nënvlerësuar, të vlenin, ‘ u shpreh kryeredaktori i revistës time Sam Jacobs.

Përveç turneut të saj të famshëm, që i solli të ardhura jo vetëm asaj por edhe qyteteve ku u mbaj, Swift ka shënuar rekord edhe në shitjen e albumit 1989 me këngë të riregjistruara.

Bota qau, qeshi, kërceu dhe këndoi me të. Për Swift ky është kulmi, shkruhet në shkrimin përkatës të revistës. Nuk jam ndjerë kurrë më parë kaq krenare e lumtur, e përmbushur për sa i përket krijimtarisë si dhe e lirë, u shpreh ajo për redaktorin e Times Sam Lanksy.

Swift u zgjodh nga prestigjiozja Time në një listë me nëntë kandidatë, mes të cilëve edhe presidenti kinez Shi Xhinping, Vladimir Putin, Barbie si dhe aktorët dhe shkrimtarët grevistë të Hollywood-it.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0