Raporti i Stabilitetit Financiar i BSH: Kujdes i shtuar për rreziqet gjeopolitike - Business Magazine Albania

Raporti i Stabilitetit Financiar i BSH: Kujdes i shtuar për rreziqet gjeopolitike

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Banka e Shqipërisë prezantoi sot Deklaratën dhe Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë 2025, një nga dokumentet e rëndësishme që identifikon dhe vlerëson rreziqet me të cilat operon sistemi financiar dhe infrastruktura e tij.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, veprimtaria e sistemit financiar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme. Zgjerimi i aktivitetit të sektorit bankar u përshpejtua, me kontribut kryesor nga rritjet e depozitave dhe të kapitalit, të cilat u orientuan kryesisht drejt kreditimit dhe investimeve në tituj. Rezultati financiar neto i sektorit bankar ishte pozitiv dhe disi më i ulët se ai i një viti më parë. Rreziqet që burojnë nga ndërlidhjet mes sektorit bankar dhe segmenteve të tjera të sistemit financiar, si edhe ato të veprimtarisë së vetë sektorit bankar, vlerësohen në nivele të kontrolluara. Treguesit e rezistencës financiare dhe ushtrimet e provës së rezistencës, tregojnë se sektori bankar është i qëndrueshëm ndaj rreziqeve të identifikuara. Megjithatë, mbetet e nevojshme që bankat të forcojnë sistemet e tyre të parandalimit dhe të administrimit të rreziqeve, të testojnë rregullisht rezistencën ndaj tyre, si dhe të ruajnë nivelet e përshtatshme të kapitalizimit të veprimtarisë.

Zhvillimet ekonomike gjatë periudhës ishin pozitive, ndikuar nga ecuria e mirë e konsumit dhe investimeve, dhe performanca e qëndrueshme pozitive e sektorit të turizmit. Rritja ekonomike u shoqërua me ulje të papunësisë dhe rritje të punësimit e të pagave. Politika fiskale mbeti e kujdesshme dhe pesha e borxhit publik në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), vijoi të bjerë. Presionet inflacioniste kanë mbetur nën objektivin e Bankës së Shqipërisë. Rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme dhe lidhen kryesisht me pasigurinë e lartë që paraqesin aktualisht zhvillimet ndërkombëtare. Në këto kushte, mbetet e rëndësishme që politikat ekonomike dhe financiare të autoriteteve publike dhe veprimet e pjesëmarrësve të tregjeve të synojnë ruajtjen e rezervave financiare dhe drejtimin me efektivitet të investimeve të tyre.

Lexo edhe: Çfarë do të thotë nisma “Dyfisho ndërmarrjen tënde” për bizneset e vogla dhe të mesme

Gjithashtu, në mbledhjen e djeshme, me propozim të Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi Holta Zaçajn në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë.

Holta Zaçaj në fund të vitit të kaluar mbylli mandatin si anëtare dhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Ajo do të pasojë në këtë detyrë Luljeta Minxhozin, që mbylli mandatin e saj në Këshillin Mbikëqyrës në dhjetor 2025.

BSH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0