Raporti i OKB-së për klimën: Ngrohja globale me 1,5 gradë arrihet që në 2030-n - Business Magazine Albania

Raporti i OKB-së për klimën: Ngrohja globale me 1,5 gradë arrihet që në 2030-n

ngrohja globale

Toka po ngrohet me shpejt se parashikohej, paralajmërojnë shkencëtarët. Nëse zhvillimet aktuale vazhdojnë, planeti Tokë do të arrijë në vitet 2030 nivelin e ngrohjes me 1,5 gradë, krahasuar me periudhën paraindustriale.

Ndotja e mjedisit nga gazi karbonik është rritur në ekstreme të tilla, saqë pragu i kufizimit të ngrohjes globale në 1,5 gradë Celcius i parashikuar në fund të shekullit do të kalohet brenda 15 viteve të ardhshme. Ky është një nga konkluzionet më të rëndësishme të raportit për klimën i publikuar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, IPCC i miratuar nga 195 vende anëtare. Kjo analizë që vjen në mesin e një vale zjarresh, nxehtësie e përmbytjesh që kanë prekur si vendet e pasura edhe ato të varfra, arrin në këtë përfundim pas hulumtimit të 14.000 punimeve shkencore. Ajo skicon një pamje të qartë se çfarë po ndodh me planetin në një hapësirë kohore, më pak se qindra vite. Raporti paralajmëron humbjen e kontrolit në mbrojtjen e klimës dhe e quan atë “qartësisht” të shkaktuar nga dora e njeriut.

“Ky raport është një kontroll i realitetit”, thotë Valérie Masson-Delmotte, bashkëdrejtuese e grupit të punës së IPCC dhe që ka e përgatitur raportin. Duke djegur lëndët fosile dhe çliruar gazra që nxehin Tokën si një serë, njerëzit e kanë ngrohur planetin me rreth 1,1 gradë Celcius. Raporti tregon, se kudo në botë, kjo ka shkaktuar valë të nxehti, rrebeshe të forta shiu e më shumë. Ciklonët tropikalë me shpejtësi të lartë ere janë shtuar. Në shumë rajone thatësirat janë më të forta dhe zgjasin më shumë.

Që nga raporti i fundit i IPCC në vitin 2014, shkencëtarët kanë arritur në përfundime më të sakta, se ndryshimet klimatike kanë bërë më të fuqishme zjarret, përmbytjet dhe stuhitë. Ka një përgjigje të thjeshtë për të ndalur motin të keqësohet më shumë – ndalja e djegieve fosile, por qeveritë, bizneset dhe vetë njerëzit nuk janë duke bërë aq sa duhet.

“Kur shohim rezutatet që gjetëm në ekstremet klimatike, kuptojmë se jemi në një krizë të klimës”, thotë Sonia Seneviratne, studiuese në Institutin për Shkencën Atmosferike dhe Klimën në Universitetin ETH në Zyrih dhe bashkëautore e raportit. “Vërtet që kemi një problem të madh.”

Sa shpejt po vjen ngrohja globale?

Në vitin 2015 liderët botërore premtuan të kufizonin ngrohjen globale deri në fund të shekullut nën 2 gradë celcius, ideale do të ishte 1,5 gradë, në një përpjekje globale për të mënjanuar katastrofat në shtim. Por sipas grupit kërkimor gjerman, Climate Action Tracker, ata po ndjekin politika që e vendosin planetin në rrugën e ngrohjes globale me 3 gradë. Në një kohë që objektivi i 1,5 gradëve do të kalohet brenda pak vitesh, temperaturat globale mund të arrijnë të ulen aty nga fundi i shekullit, sipas skenarit më ambicioz të ndërprerjes së emetimit. Dekarbonizimi i ekonomisë globale do të nxirrte jashtë atmosferës sasi të jashtëzakonshme të gazit karbonik, por teknologjia për ta bërë këtë është shumë e shtrenjtë, dhe ka shumë pak të dhëna, nëse kjo edhe do të funksionojë vërtet. “Është shumë më e lehtë të mënjanosh emetimet tani”, thotë studiuesi Malte Meinhausen nga Instituti i Potsdamit për Studimet e Ndikimit të Klimës, sepse çmimi më vonë do të jetë shumë më i lartë.

Çfarë do të ndodhë me Tokën?

Kudo në botë shirat ekstreme do të shtohen 7% më shumë me secilën gradë të ngrohjes globale. Më shumë ciklone tropikale kanë për t’u klasifikuar si të kategorisë së lartë, 4 ose 5. Shirat Monsun në Azi do të jenë më të fortë e në sezone të ndryshme. “Me çdo shtim të ngrohjes globale, ekstremet do të jenë më të mëdha”, shkruajnë autorët e studimit.

Lexo: Ngrohja globale: Arinjtë polarë mund të zhduken deri në 2100

Rrebeshet e mëdha, që zakonisht mund të binin njëherë në dekadë, janë shtuar ndërkohë me 30%. Por me rritjen 3 gradë të ngrohjes globale ato do të jenë me një shpeshtësi më të madhe, dy ose tre herë në një dekadë me rënie më të madhe të sasisë së ujit për një kohë të shkurtër. Edhe thatësirat e mëdha që zakonisht ishin një herë në dekadë do të shpeshtohen në katër herë. Edhe periudhat e të nxehtit përvëlues do të shpeshtohen 9,4 herë e me 5 gradë më të nxehta. “Raporti evidenton shumë qartë  nevojën urgjente të veprimit”, thotë Veronika Eyring, një shkencëtare e Qendrës gjermane, German Aerospace Center, bashkautore e raportit të IPCC.

Disa nga ndryshimet klimatike do të shërbejnë si katalizatorë të ngrohjes globale. Gazi karbonik natyror do të fundoset në oqeane, në tokë dhe është më pak efektiv kur Toka ngrohet. Temperaturat më të larta do të shkrijnë permafrostin, akujt e përjetshëm, duke çliruar sasi të jashtëzakonshme metani në atmosferë, me pasojë shkrirjen e borës dhe akujve që mbrojnë planetin nga nxehtësia. Arktiku parashikohet të jetë pa akuj, në rastin më të vonë në vitin 2050. Ende, thonë studiuesit, shkrirja e permafrostit nuk mjafton të përshpejtojtë ngrohjen me një përshpejtim edhe të ndryshimit klimatik, por ajo do ta bëjë shumë më të vështirë stabilizimin e klimës.

Disa procese që kanë filluar që tani nuk mund të ndalen, si niveli i deteve. Ky nivel pritet që të rritet më shumë se gjysmë metri në këtë shekull, e që tani përmbytjet e bregdeteve janë bërë më të fuqishme dhe do të vazhdojnë në të ardhmen. E pasigurtë është, thonë shkencëtarët, se si do të ndikojnë në ekstremet klimatike shkrirja e shtresave të akujve si pasojë e ngrohjes – pritet rritje me 2 metra në vitin 2100 dhe 5 metra në vitin 2150, ky është skenari kur ka rritje “shumë të lartë” të emetimeve. Çdo hap i mbrojtjes së klimës ndihmon, thotë Douglas Maraun, studiues në Qendrën Austriake, Wegener Center for Climate and Global Change. “Çdo shkallë temperatura ose një e dhjeta e kësaj shkalle të ngrohjes nëse mënjanohet ul rrezikun e ekstremeve të motit. Kjo na ndihmon të mos e fshehim kokën në rërë”.

Ndalja e karburanteve fosile

Burimet më të mëdha të ndotjes që shkaktojnë efektin serë janë qymyri, nafta dhe gazi. Por raporti 43 faqësh një përmbledhje për politikbërësit, dokument i përgatitur së pari nga shkencëtarët dhe pastaj i aprovuar rresht më rresht nga të deleguarit e qeverive në Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike nuk përmban fjalën “karburante fosile.” Autorët e IPCC nuk janë të lejuar të komentojnë apo aprovojnë takimin, i cili është konfidencial, por “në materialet që kanë shkruar shkencëtarët, absolutisht që përmenden karburantet fosile”, shkruan Meinhausen. “Por edhe nëse i humbasim disa fjalë, është një arritje e madhe që të kemi në fund një marrëveshje të të gjitha qeverive. Asnjë qeveri tani nuk mund të kthehet pas e të thotë, se nuk i beson ato që shkroi IPCC.”

Raporti i IPCC është një vazhdim i tre raporteve të mëparshme dhe publikohet para samitit për klimën, të njohur si COP26, që do të mbahet në nëntor në Britaninë e Madhe. Aty liderët botërorë do të diskutojnë mënyrat e ndaljes së përdorimit të qymyrit deri në vitin 2023 dhe si si të përmbushin premtimin e dhënë vendeve më të varfra për ofrimin e 100 miliardë dollarëve në vit për t’u mbrojtur nga ndryshimet klimatike. Deri tani ky premtim nuk është bërë realitet.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0