Qyteti me aromën më të mirë në Europë! - Business Magazine Albania

Qyteti me aromën më të mirë në Europë!

Qyteti me aromën më të mirë në Europë!

Një vizitë në këtë metropol nuk do të kundërmojë! Studiuesit kanë zbuluar së fundmi qytetin me aromën më të mirë në Europë: Athina, Greqi.

HAYPP, një kompani nga Mbretëria e Bashkuar që ndihmon njerëzit të kalojnë nga duhani në alternativa më të shëndetshme, ka renditur 10 qytetet më të mira në Europë ku nuk keni nevojë të mbyllni hundën, raporton Time Out. Për të krijuar këto renditje, 30 qytete kryesore në të gjithë Europën dhe më gjerë iu dha një “vlerësim arome” bazuar në faktorë si pastërtia dhe përqindja e dyqaneve të luleve, furrave të bukës dhe parfumerive.

Lexo edheRubik Garage, një nga inkubatorët më gjithpërfshirës për startup-e në Evropë

Qyteti mori një vlerësim prej 8.3 nga 10 në shkallën e aromës së mirë.

Athina është shtëpia e shumë furrave të bukës që shërbejnë bakllava të shijshme dhe të ëmbël, 31 dyqane lulesh që shesin buqeta të mrekullueshme dhe 22 parfumeri aromatike për 10 kilometra katrorë.

Baguetat e Parisit dhe rrugët e pastra të Zürichut, Zvicër, ndihmuan që këto qytete të zënë vendet 2 dhe 3, përkatësisht. Këto janë 10 qytetet më të mira me aromën më të mirë:
1. Athina, Greqi
2. Parisi, Francë
3. Zürich, Zvicër
4. Dublini, Irlandë
5. Luksemburg
6. Nikozi, Qipro
7. Kopenhagen, Danimarkë
8. Bukureshti, Rumani
9. Valletta, Maltë
10. Amsterdami, Holandë

nypost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0