Qeveria prezanton puna.gov.al për të lehtësuar punësimin në shtet - Business Magazine Albania

Qeveria prezanton puna.gov.al për të lehtësuar punësimin në shtet

Portali puna.gov.al do të shërbejë tashmë si pika e vetme zyrtare ku publikohen të gjitha vendet e lira të punës në sektorin publik, duke i dhënë fund shpërndarjes së njoftimeve në faqe të ndryshme institucionesh. Përmes kësaj platforme, çdo i ri, i sapodiplomuar apo profesionist mund të aplikojë lehtësisht online dhe të ndjekë të gjithë procesin në mënyrë transparente.

Sipas ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit  Delina Ibrahimaj, e cila prezantoi nismën, ky centralizim synon të përmirësojë ndërmjetësimin në tregun e punës dhe të krijojë akses më të drejtë për të gjithë kandidatët. Ndryshe nga më parë, kur Departamenti i Administratës Publike publikonte kryesisht pozicionet për nëpunës civilë, tashmë në portal do të pasqyrohen të gjitha vendet vakante në administratë, nga ministritë deri te agjencitë rajonale.

Kjo nismë vjen në një moment kur tregu i punës në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më dinamik dhe sektori publik po rrit përpjekjet për të tërhequr profesionistë të rinj. Rritja e pagave dhe stabiliteti i punësimit kanë ndikuar në rritjen e interesit, ndërsa të dhënat tregojnë se punësimi në administratë dhe shërbime ka arritur rreth 186 mijë persona në vitin 2025, niveli më i lartë në dy dekadat e fundit.

Lexo edhe: Lufta është më shumë sesa thjesht… kriza e naftës!

Platforma ofron gjithashtu mundësi kërkimi të avancuara sipas arsimit, eksperiencës dhe vendndodhjes, duke e bërë procesin më efikas për përdoruesit. Përmes këtij sistemi, pritet të reduktohen burokracitë dhe të përshpejtohet rekrutimi, ndërsa institucionet janë të detyruara të publikojnë çdo vend vakant në këtë hapësirë të përbashkët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0