Qeveria premton subvencione për shtresat në nevojë pas rritjes së çmimeve të perimeve - Business Magazine Albania

Qeveria premton subvencione për shtresat në nevojë pas rritjes së çmimeve të perimeve

Perimet e stinës
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi ditën e sotme se nga monitorimet e kryera në treg nuk është vërejtur rritje e përgjithshme e çmimeve, por vetëm në kategorinë e perimeve, për të cilën qeveria parashikon ndërhyrje me subvencione për shtresat në nevojë.

Sipas saj, që prej mesit të marsit është vërejtur një rritje e çmimeve të frutave dhe perimeve, ndërsa produktet e tjera të shportës nuk kanë shënuar ndryshime. Ajo theksoi se situata po monitorohet në baza ditore dhe se inflacioni në mars ka qenë në nivelin 2.6%, duke e konsideruar të kontrolluar.

Ibrahimaj shtoi se qeveria do të ndërhyjë me mbështetje financiare për familjet me të ardhura të ulëta në rast se rritjet e çmimeve vijojnë, duke theksuar se efektet e krizave ndërkombëtare po mbeten të kufizuara në ekonominë shqiptare.

Lexo edhe: Nga RCC tek OBSH, Majlinda Bregu mbi shëndetin publik si front strategjik global dhe sfidën e Shqipërisë për të mos humbur dritaren historike të BE-së

Duke folur për çmimet e karburanteve, ministrja u shpreh se qëllimi i Bordit të Transparencës është të shmangë rritjet spekulative në treg. Ajo konfirmoi se nuk parashikohet ulje e taksës së qarkullimit, ndërsa akciza do të reduktohet me 20% vetëm kur çmimi i karburantit kalon nivelin 220 lekë.

Në të njëjtën deklaratë, Ibrahimaj bëri të ditur se në projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat parashikohet që shqiptarët ose rezidentët tatimorë në Shqipëri që gjenerojnë të ardhura jashtë vendit të mos tatohen brenda vendit.

Sipas saj, ndryshimi synon të nxisë kthimin e diasporës dhe të tërheqë pensionistët që jetojnë jashtë, në kuadër të ashtuquajturës “ekonomi e argjendtë”. Po ashtu, projektligji parashikon përjashtim nga tatimi për personat e verbër si pjesë e lehtësirave fiskale sociale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0