Putin humb aleatin kryesor në BE, Hungarinë - Business Magazine Albania

Putin humb aleatin kryesor në BE, Hungarinë

Putin humb aleatin

Viktor Orban i Hungarisë, aleat për një kohë të gjatë i Presidentit rus Vladimir Putin është prezantuar me ndryshime thelbësore në qëndrimin e tij, duke ardhur me qëndrime kundër tij Rusisë.

Kur Rusia njohu zyrtarisht Luhansk dhe Donetsk si rajone të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë, BE nisi raundin e parë të sanksioneve kundër Moskës. Brukseli druhej nëse do ta miratojnë Hungaria dhe lideri i saj nacionalist Orban.

Një zyrtar i BE-së tha se ishte moment kyç për Orban, kur duhej të tregonte besnikërinë e tij ndaj Rusisë ose BE-së.  Marrëdhënia e tyre e ngushtë u pa edhe gjatë pandemisë. Hungaria ishte vendi i parë i BE që bleu vaksinën ruse, ndonëse nuk ishte aprovuar nga rregullatori europian.

Së fundi, përgjigjia e liderit të Hungarisë ka habitur ekspertët politikë dhe është mirëpritur në Bruksel. Por, Orban, deri më tani, ka zgjedhur BE-në për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe i ka kthyer shpinën Putinit. Qeveria e tij njoftoi se, Hungaria do të mirëpresë refugjatët ukrainas dhe se mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE. Krahas vendeve të tjera anëtare të BE-së, ka miratuar sanksione të ashpra kundër oligarkëve rusë dhe ekonomisë ruse.

Orban do të përballet me zgjedhjet me 3 Prilli dhe sondazhet tregojnë se gara do të jetë e ngushtë kundër partisë opozitare.

Ndërkohë, hungarezët duken në favor të BE-së, edhe sipas një sondazhi të publikuar në Janar.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0