Një histori e botuar në “New York Times” ka raportuar raste të panumërta të seksizmit dhe diskriminimit gjinor në “Nike”.
Julie Creswell i “Times”, Kevin Draper dhe Rachel Abrams kërkuan më thellë për kulturën e punës të “Nike”, në intervistat me 50 punonjës aktual dhe të mëparshëm.
Një histori që erdhi nga këto intervista ishte një shpjegim se si punonjësit e “Nike” u pushuan në verën e vitit 2016. “Nike” vendosi në atë kohë të ndalonte prodhimin e pajisjeve të golfit. Sipas “The Times”, punonjësit në divizionin e pajisjeve të golfit u njoftuan për një takim të departamentit.
Emrat e tyre u transmetuan pastaj në një ekran të madh, të ndara në dhoma të ndryshme ku çdo punonjës duhet të shkonte. Disa prej tyre u pushuan nga puna, thotë një burim për “The Times”. “Kjo metodë i la punonjësit me përshtypjen se po pushoheshin nëpërmjet prezantimit me PowerPoint,” sipas “The Times”.
Zëdhënësi Kejuan Wilkins, i cili u citua gjatë artikullit, tha se situata ishte “më e ndryshe nga çfarë dukej”.
“Kjo nuk është një praktikë normale për ne,” tha ai. “Ne përpiqemi shumë që të trajtojmë çdo punonjës në mënyrë shumë të përshtatshme.”
/BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto