Punësimi në 2025-ën/ Demografia, teknologjia dhe tranzicioni i gjelbër po ndryshojnë gjithçka - Business Magazine Albania

Punësimi në 2025-ën/ Demografia, teknologjia dhe tranzicioni i gjelbër po ndryshojnë gjithçka

Çfarë është “kriza e heshtur” në vendin e punës?

Ndërsa po i afrohemi tremujorit të fundit të 2025-ës, tregjet globale të punës paraqiten me tablo të ndarë në skaje të kundërta. OECD raporton një papunësi mesatare prej vetëm 4.9% në ekonomitë e zhvilluara, një nivel historikisht i ulët, megjithatë rritja e pagave mbetet e pabarabartë, e varur nga rajonet dhe zhvillimet lokale. Në të njëjtën kohë, inteligjenca artificiale po riformëson kërkesën për aftësi dhe profesione, duke sjellë sfida dhe mundësi të reja.

Raporti ‘Future of Jobs 2025’ i Forumit Ekonomik Botëror thekson pesë faktorë kryesorë që po formësojnë tregun e punës:

  • Demografia: plakja e popullsive në vendet e pasura sjell mungesë fuqie punëtore, ndërsa rajonet me popullsi të re shtojnë konkurrencën.
  • Teknologjia: digjitalizimi dhe AI rrisin kërkesën për aftësi në big data dhe siguri kibernetike.
  • Pasiguria ekonomike: inflacioni dhe ngadalësimi global frenojnë krijimin e vendeve të reja pune.
  • Tranzicioni i gjelbër: energjia e rinovueshme, makinat elektrike dhe profesione të lidhura me mjedisin hapin hapësira të reja punësimi.
  • Ekonomia dhe gjeopolitika: subvencionet dhe barrierat tregtare po ridizenjojnë zinxhirët e furnizimit, duke shtuar nevojën për siguri dhe qëndrueshmëri.

Çfarë sjell e ardhmja?

Sipas WEF (World Economic Forum), 42% e drejtuesve të burimeve njerëzore presin zhvillime të mëtejshme. Kompanitë po shtyjnë rekrutimet ose po ristrukturojnë, por e pranojnë se ndryshimi afatgjatë është i pashmangshëm. Prioritetet janë: integrimi i inteligjencës artificiale në role të reja, ruajtja e talenteve përmes kulturës së punës dhe përdorimi i teknologjisë në mënyrë të përgjegjshme.

Në këtë sfond, tregjet e punës nuk mund të maten më vetëm me shifra papunësie. Demografia, teknologjia, tranzicionet ekonomike dhe pjesëmarrja po i japin çdo rajoni dhe sektori një pamje ndryshe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0