SHOQËRIA ACCOR, lideri botëror i hotelerisë shpalli sot nënshkrimin e marrëveshjes me Rock of Kavaja SHPK, një shoqëri ndërtimi kompleksesh rezidenciale që po punon me zhvillues të njohur, lidhur me sjelljen për herë të parë në Shqipëri të PULLMAN HOTELS dhe RESORTS. HOTELI PULLMAN DURRËS me 184 dhoma, që parashikohet të hapë dyert në vitin 2028, do të jetë destinacioni kryesor në bregdetin e Adriatikut, duke sjellë përvojën e resorteve moderne në një prej qyteteve bregdetare më dinamike të vendit tonë.

Themeluar në vitin 1859, Pullman ka qenë gjithmonë marka e largpamësve. Ajo krijoi konceptin e udhëtimit përmes krijimit të hapësirave ku puna, jeta, kultura dhe mirëqenia rrinë tok së bashku, duke mëkuar mendjet ambicioze dhe kurioze që kërkojnë lidhje dhe përvoja kuptimplota. Sot, marka është e pranishme më shumë se 40 vende me 150 prona, ndërkohë që ka plane për zhvillim në destinacione të reja dhe në lulëzim.

Pullman Durrës do të ketë 184 dhoma kontemporane me pamje panoramike të Detit Adriatik dhe Shkëmbit të njohur të Kavajës. Projektimi i hotelit do të shpalosë frymën progresive të Pullman dhe angazhimin për udhëtimin e përzier, duke mbledhur natyrshëm tok punën dhe çlodhjen. Klientët do të çlodhen në qendrën spa dhe të mirëqenies, në pishinat e brendshme dhe të jashtme, në restorantin e hapur gjatë gjithë ditës, në lounge-in në tarracë, ambientet e mbledhjeve, organizimeve, konferencave dhe ekspozitave, dhe në kazino.
Frank Reul, Zëvendës Presidenti i Zhvillimit për Accor Premium, Midscale dhe Economy për Evropën Lindore Ballkanin, Italinë dhe Greqinë, tha: “PullmanDurrës është zhvillim i veçantë urban që ngre në nivel më të lartë zonën e këmbësorëve të Durrësit dhe jep kontribut të qenësishëm për rritjen e zonës. Me rreth 12 milion vizitorë vetëm në vitin 2024, Shqipëria ka potencial të rëndësishëm si destinacion udhëtimi, dhe ne jemi angazhuar të sjellim ofertën e shumëllojshme të markës sonë këtu. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje fuqizon pozicionin tonë në Durrës përmes ofertës moderne dhe me cilësi të lartë në bregdet, e cila është e përshtatur si për vizitorët ndërkombëtarë, ashtu edhe për komunitetin vendas, dhe që gjithashtu thekson ambicien tonë për rritje të mëtejshme në Evropën Juglindore përmes krijimit të pranisë sonë afatgjatë”.
REZART DEDEJ, NGA ROCK OF KAVAJA SHPK SHTOI: “ME KËTË VENDNDODHJE TË SHKËLQYER, NATYRËN PËRRETH, PEIZAZHIN PANORAMIK, PULLMAN DURRËS DO TË KTHEHET NË DESTINACION TË VEÇANTË SI PËR KLIENTËT QË VIJNË PËR PUSHIM, ASHTU EDHE ATA QË VIJNË PËR PUNË. DURRËSI KA LIDHJE TË MIRË ME TË GJITHË RAJONIN DHE ËSHTË I PASUR NË HISTORI, ÇKA E BËN TËRHEQËS SI PËR KLIENTËT VENDAS, ASHTU EDHE PËR ATA NDËRKOMBËTARË. KY PROJEKT KA POTENCIAL TË MADH TURISTIK DHE SIGURON RRITJE AFATGJATË. JEMI BESIMPLOTË QË AI DO TË KRIJOJË NJË NIVEL TË RI PËR INDUSTRINË TONË NË SHQIPËRI.”
VETËM 35 KM NGA TIRANA, DURRËSI ËSHTË QYTETI I DYTË NË VEND PËR NGA MADHËSIA DHE KA NJË ZONË KËMBËSORËSH QË SHTRIHET PËRGJATË 18 KILOMETRAVE, DHE ME PLAZHE, RESTORANTE DHE BARE PËRGJATË SAJ. HOTELI DO TË KETË HYRJE TË DREJTPËRDREJTË NGA AUTOSTRADA KOMBËTARE SH4 QË LIDH DURRËSIN ME TIRANËN DHE GJIROKASTRËN DHE KUFIRIN ME GREQINË, DUKE E POZICIONUAR HOTELIN NË NJË NYJE TË NATYRSHME SI PËR KLIENTËT VENDAS, ASHTU EDHE PËR ATA TË HUAJ.
NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES SË FUNDMI NË SHQIPËRI SHTON MË TEJ PRANINË E ACCOR NË SHQIPËRI, QË PËRFSHIN MÖVENPICK HOTEL LALËZ DURRËS SI DHE MERCURE TIRANË, I CILI MIRËPRITI KLIENTËT E PARË NË VITIN 2024.
Hotelet Accor në Shqipëri dhe në mbarë botën janë pjesë e ALL, një programi besnikërie për stilin e jetesës që ofron një sërë shpërblimesh, shërbimet dhe përvojash. Për më shumë informacion vizitoni: https://group.accor.com/en/brands/our-loyalty-program/all-accor-live-limitless.
RRETH ACCOR
Accor është grup lider botëror në hoteleri që ofron përvoja në më shumë se 110 vende, me 5.600 prona, 10.000 ambiente shërbimi ushqimi, mirëqenieje dhe hapësirash fleksibël për punë. Grupi ka krijuar një prej ekosistemeve më të shumëllojshme të hotelerisë, që përfshin më shumë se 45 marka nga ato më luksozet tek ato më ekonomiket, si dhe ato të Stilit të Jetesës me Ennismore. Accor përqendrohet në veprim pozitiv përmes etikës në biznes, turizmit të përgjegjshëm, qëndrueshmërisë mjedisore, angazhimit të komunitetit, diversitetit dhe përfshirjes. Themeluar në vitin 1967, Accor SA e ka selinë në Francë dhe është shoqëri e tregtuar publikisht në Euronext të Parisit (Kodi ISIN: FR0000120404) dhe në Tregun OTC (Shënjuesi: ACCYY) në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion vizitoni group.accor.com ose na ndiqni në X, Facebook, LinkedIn, Instagram dhe TikTok.
RRETH PULLMAN
Pullman Hotels & Resorts krijojnë ritëm të ri në udhëtimin dhe jetesën në botë, duke realizuar përvoja frymëzuese, plot energji dhe pasuruese për sipërmarrësit e rinj. Pullman mirëpret klientët e vet me hapësirën që atyre u nevojitet për t’u përqendruar, për të punuar dhe për t’u dëfryer. Largpamës, jashtë mase i ndërlidhur, dhe plot pasion për artin dhe fitness-in, Pullman vijon të ketë shpirtin aventurier dhe ambicien mendjehapur që e shtyu të bëhet marka pioniere e udhëtimit më shumë se 150 vjet më parë. Sot, Pullman ka më shumë se 150 prona në destinacione plotë jetë dhe kozmopolite në mbarë botën , përfshirë pronat kryesore si PullmanParis Montparnasse, Pullman Singapore Orchard, Pullman Suzhou Zhonghui, dhe Pullman MaldivesMaamutaa. Pullman është pjesë e Accor, grupi lider i hotelerisë botërore që ka më shumë e 5.600 prona në më shumë se 110 vende, dhe markë pjesëmarrëse në ALL, programi i besnikërisë i stilit të jetesës që ofron një gamë të gjerë shpërblimesh, shërbimesh dhe përvojash.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto