Publikohet "Udhëzuesi për Startup-et" për themelimin dhe zhvillimin e start-upeve në Shqipëri - Business Magazine Albania

Publikohet “Udhëzuesi për Startup-et” për themelimin dhe zhvillimin e start-upeve në Shqipëri

Publikohet "Udhëzuesi për Startup-et" për themelimin dhe zhvillimin e start-upeve në Shqipëri
 OSCE në bashkëpunim me Deloitte Legal dhe TechSpace organizuan seminarin Ideathon  dhe publikuan  “Udhëzuesi për Start-upet” , i cili përmban informacion të vlefshëm rreth themelimit dhe rritjes së start-upeve në Shqipëri.

Në këtë aktivitet morën pjesë shumë sipëmarrës të rinj. Ata u trajnuan prej ekspertëve me përvojë si Kushtrim Shala nga ICTSmedia, Aneida Bajraktari nga balkanCapitals dhe Aidi Milo ng Deloitte, të cilët ofruan këshilla praktike për të operuar në ekosistemin e start-upeve, të lidhura me tema të tilla si zhvillimi i ideve, strategjitë e zhvillimit të biznesit, burimet financiare dhe udhëzimet rreth kuadrit ligjor.
Drejtuesit e Agjencisë Shqiptare të Start-upeve dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë i informuan pjesëmarrësit lidhur me politikat qeveritare rreth sipërmarrjes dhe fuqizimit të të rinjve, duke i paraqitur atyre mekanizmat mbështetës për sipërmarrësit e rinj të start-upeve.
May be an image of 5 people and textDuke theksuar rolin thelbësor të të rinjve në nxitjen e ndryshimeve, Kryetarja në detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory, vuri në duke angazhimin e OSBE-së për nxitjen e fuqizimit të të rinjve, tranzicionit të drejtë dixhital, si dhe rritjes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.
Kjo veprimtari u zhvillua në kuadrin e Projektit rajonal të OSBE-së “Zhvilluesit dhe sipërmarrësit e rinj për avancimin e start-upeve” (YDEAS II), i cili mbështetet prej qeverive të Italisë, Polonisë dhe Gjermanisë.
Udhëzuesin e plotë për startupet e gjeni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0