Pse të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria? - Business Magazine Albania

Pse të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria?

Në Shqipëri, emigrimi ka pasur dhe vazhdon të ketë rëndësi shumë të lartë. Pas viteve ’90, emigrimi i shqiptarëve solli jo vetëm të ardhura më të larta në vend por gjithashtu edhe produkte të reja, qasje të re në mënyrën e të jetuarit dhe të menduarit pasi një pjesë e tyre sillnin të ardhura në vendin e origjinës për konsum dhe për investim.

Në 18 dhjetor 2020 Instituti i Statistikave publikoi studimin “Diaspora në Shifra, 2020”[1] ku jepen statistika në lidhje me diasporën shqiptare të shpërndarë në bazë të moshës, arsyes së largimit, vendit të emigrimit, etj.

Sa vlerësohet të jetë diaspora shqiptare, bazuar në grup-moshën?

Figura 1. Diaspora shqiptare në janar 2020

Burimi: INSTAT, 2020

Sipas Institutit të Statistikave, ka një shtim të diasporës me 2.6%.

Bazuar në indikatorin moshë, popullsia e cila jeton jashtë Shqipërisë ju përket këtyre katër target grupeve kryesore:

  • 25-29 vjeç me 6%
  • 30-34 vjeç me 10.4%
  • 35-39 vjeç me 10.4%
  • 40-44 vjeç me 9.7%

Pra pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare që gjendet jashtë Shqipërisë i përket moshës 25-40 vjeç, që janë popullsia e cila është në moshë pune, e arsimuar dhe specializuar dhe largohet nga Shqipëria për të punuar dhe për të jetuar diku tjetër.

Po cilat janë arsyet e emigrimit të shqiptarëve?

Figura 2. Arsyet e emigrimit të shqiptarëve

Burimi: INSTAT, 2020

Peshën më të madhe të arsyes për largimin nga Shqipëria e zë faktori “Mundësi Punësimi”, që do të thotë në Shqipëri të rinjtë e moshës 25-30 vjeç e kanë të vështirë të gjejnë mundësi punësimi në Shqipëri ndaj dhe vendosin të largohen. Largimi i tyre është kosto për shoqërinë pasi ata janë arsimuar (nëse janë arsimuar në universitete publike) me kosto që pjesën më të madhe e mbulon buxheti i shtetit dhe në vend që të kontribuojnë në ekonominë e vendit vendosin të largohen, pasi ekonomikisht investimi që kanë bërë jo vetëm që nuk ka kthim por për më tepër as nuk mbulon kostot e jetesës.

Destinacionet kryesore se ku emigrojnë më shumë shqiptarët janë pak a shume të njëjta si: Greqi, Itali, SHBA dhe vitet e fundit është futur edhe Gjermania.

Tabela 1. Shpërndarja e emigrantëve shqiptarë sipas destinacioneve kryesore, 1995 – 2019

Burimi: INSTAT, 2020

Arsyet historike  të emigrimit në Greqi edhe Itali lidhen më shumë me distancën gjeografike dhe afërsinë kulturore midis shteteve. Por vlen për tu theksuar që pas viti 2000-2005 ka pasur ulje të numrit të shqiptarëve të cilët emigrojnë  në Itali dhe shtim të emigrantëve që emigrojnë  në SHBA dhe në Gjermani. Eksodi më i madh në Gjermani ka ndodhur në valën e 2015 dhe kryesisht janë profesionist në profilet e shkencave mjekësore duke qenë se ky i fundit kishte kërkesë të lartë për këtë profesione.

Ndërkohë  që Itali dhe Greqia pas 2008 u prekën nga kriza financiare/ kriza e borxheve duke u bërë kështu edhe vende më pak të preferuara për emigrim.

Por çfarë është duke u bërë për të lidhur kontaktet me kaq shumë diasporë të mirë arsimuar që është jashtë Shqipërisë?

Institucionalisht në Shqipëri është krijuar Ministria e Shtetit për Diasporën, misioni së cilës është të përfaqësojë e nxisë politikat e bashkëpunimit dhe të ndërveprimit me të gjithë shqiptarët, duke nxitur e fuqizuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me shqiptarët jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe shtetet ku ata banojnë.

Por çfarë ka bërë konkretisht Ministria përkatëse?

Në një takim online të organizuar nga GERMIN dhe World Bank Albania[2] në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Emigrimit, Ministri aktual i diasporës z. Pandeli Majko, u shpreh se “Ministria përkatëse ka shërbyer si një mbështetës institucional i diasporës siç edhe shprehet  në Strategjinë Kombëtare të Diasporës

Kronologjikisht dhe në letër, ministria përkatëse ka marr këto hapa në vijim:

  • Në 2017 është firmosur një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet ministrisë së financave dhe ekonomisë dhe Bankës së Shqipërisë, për të mbështetur prurjet e emigranteve (remitancat)
  • Në 2018 është themeluar “Fondi Shqiptar i Zhvillimit për Diasporën”, si një mjet për të mbështetur diasporën shqiptare.
  • Në 2021, “Strategjia e re e diasporës 2021-2024”, që qëllimi i kësaj është kthimi i remitancave nga konsumi në zhvillim.

Kjo ministri është duke punuar në këto tre shtylla kryesor:

  • Identifikimi i praktikave më të mira për të kanalizuar remitancat;
  • Zgjerimi i kanaleve të dërgimit të remitancave duke minimizuar sa më shumë kostot;
  • Lehtësimi i dërgesave.

Por pavarësisht se çfarë është shkruar më sipër në letër nga Ministria përkatëse, ende nuk është parë rezultat konkret sa i përket lidhjes së diasporës me vendin e origjinës, ulje të kostove të dërgesave të emigrantëve, apo edhe brain gain i atyre që janë të mirë arsimuar dhe profesionit.

Për më tepër, histori po ecën në anën e kundërt pasi gjithmonë e më shumë të rinjtë dëshirojnë të largohen nga Shqipëria dhe arsyeja vazhdon të mbetet “faktori ekonomik dhe punësimi”.

_____________

Burime

[1] http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/2020/diaspora-n%C3%AB-shifra-2020/

[2] Kliko linkun per te pare takimin online: https://www.facebook.com/GerminKS/videos/1290566024632960

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0