Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend... - Business Magazine Albania

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit themeluar nga Selena Gomez, që po ndjek një strategji ndryshe, komunikim i thelluar dhe i sinqertë, përmes Substack.

Më 1 prill, marka publikoi postimin e saj të parë në këtë platformë, duke hyrë në një valë të re kompanish që po përdorin Substack jo thjesht për t’u “shfaqur”, por për të treguar histori, për të krijuar lidhje autentike dhe për të rritur besnikërinë ndaj brandit.

Lexo gjithashtu: ChatGPT po ndryshon personalitet, Sam Altman pranon se ishte bërë “i padurueshëm”

Kur një newsletter bëhet “dritare” e brendshme e markës

Nën autorësinë “Rare Insider”, drejtoresha e strategjisë kreative, MacKenzie Kassab, po përdor newsletter-in si hapësirë për tregime që nuk kanë vend në TikTok apo Instagram. Aty flitet për proceset e zhvillimit të produkteve, iniciativat për shëndetin mendor të Rare Impact Fund, dhe sfondin njerëzor që ndërtohet pas çdo produkti të ri.

“A kemi një rregull të artë? Po. A i bën njerëzit të ndihen mirë kjo përmbajtje?”, shpjegon Kassab. “Nëse po, atëherë ia vlen të ndahet.”

Substack si mjet i ri i storytelling-ut të markave

Tradicionalisht shtëpi për gazetarë e shkrimtarë të pavarur, Substack tani po tërheq edhe marka si M.M.LaFleur, The RealReal dhe shumë të tjera, të cilat kërkojnë një kanal më të thellë, më autentik dhe më pak të varur nga algoritmet. Qëllimi nuk është shitja e drejtpërdrejtë, por ndërtimi i një komuniteti të angazhuar.

Për Rare Beauty, kjo qasje ka funksionuar, një nga postimet më të suksesshme tregoi historinë e krijimit të Soft Pinch Bouncy Blush dhe shkaktoi një valë interesimi për prapaskenat e produkteve të tjera.

Lexo gjithashtu: Microsoft dhe Meta tejkalojnë pritshmëritë, ndërsa AI neutralizon pasiguritë nga tarifat e Trump

Një qasje “creator-i”, jo “korporate”

Rare Beauty po sillet më shumë si një krijues përmbajtjeje se sa si një brand tradicional. Nuk ka buxhet të veçantë për newsletter-in, as një ekip të dedikuar. Madje as Selena Gomez nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e tij.

“Ajo që po bëjmë është ende shumë eksperimentale. Strategjia po ndryshon çdo ditë,” thotë Kassab.

Ky fleksibilitet dhe përgjigje ndaj komenteve të komunitetit, qofshin ato në Instagram, TikTok apo Sephora, është çelësi i suksesit. Sipas ekspertes së marketingut Lia Haberman, kjo është “sjellje tipike e një krijuesi: nxirr përmbajtje, shih çfarë rezonon, dhe ndërto më tej mbi të.”

Çfarë nënkupton kjo për markat shqiptare?

-Platforma të tilla si Substack janë terren i lirë për tregime të sinqerta dhe të thelluara, jashtë presionit të algoritmit.

-Angazhimi i komunitetit me përmbajtje që “nuk ka për qëllim shitjen” mund të krijojë besnikëri shumë më të fortë se fushatat e zakonshme.

-Transparenca dhe personaliteti po bëhen avantazhe konkurruese më shumë se perfeksioni.

Në një treg gjithnjë e më i ngopur me reklama, është pikërisht zëri i sinqertë i brandit që mund ta bëjë diferencën. Dhe Rare Beauty po e tregon këtë më së miri – një newsletter në javë, një histori reale, një hap më afër konsumatorit.

Modern Retail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0