Pse është kaq e vështirë të largohesh nga një punë?

Pse është kaq e vështirë të largohesh nga një punë?


Balanca mes të qënit racional për një zgjedhje të gabuar dhe vlerësimit të prioriteteve është ajo që i mban shumë njerëz të mbërthyer.

Në shumë raste, ne i humbasim sinjalet për të eksploruar alternativa të reja ose i injorojmë. Kjo është problematike. Në fakt, situata mund të bëhet e dëmshme.

Por përsëri ne qëndrojmë.

Edhe pse ka ardhur momenti për t’i thënë mirupafshim punës aktuale.

Nuk është nevoja të bëni lëvizje impulsive frymëzuar nga momenti. Fillimisht kuptoni cfarë është e mirë dhe cfarë është e keqe.

Lexoni: 7 arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë

Po ja cilat janë disa nga arsyet që na pengojnë të largohemi nga vendi i punës:

1. Ne jemi të kushtëzuar të “durojmë” dhe të heqim dorë nga rreziku.

Ndoshta situata do të përmirësohet, një mrekulli mund të ndodhi (për shembull një menaxher mund të largohet). Kur ambjenti i punës nuk është i këndshëm, më saktë njerëzit që e krijojnë këtë ambjent, atëherë gjendja jonë psikologjike fillon të rëndohet. Ju mund të jeni të pranishëm fizikisht në punë, por mendërisht ju mungoni.

2. Ne shpresojmë se çdo gjë në jetën tonë do të mbetet statike.

Ndoshta ka një moment kur ne mendojmë se ë nuk do të ndryshojmë. Bëhemi pjesë e monotonisë dhe ndalojmë së kërkuari më shumë nga vetja. Një të ardhme pa sukses. Por ne nuk jemi të vetëdijshëm se si ne evoluojmë me kohën. 

E vërteta është se ajo cfarë ne jemi sot, nuk e përmbush atë që do të jemi nesër. Sic thotë dhe Daniel Gilbert: “Historia jote nuk mbaron sot.” Gjithmonë duhet të kërkosh më shumë nga vetja.

3. Frika se cfarë do të mendojë familja, miqtë, kolegët dhe shoqëria.

Shumë njerëz ndihen të dyzuar në zgjedhjet e tyre, kjo për shkak se ata i japin rëndësi mendimit që ka pjesa tjetër.

Unë i dua prindërit e mia, por e vërtëta është se rruga drejt suksesit ka ndryshuar totalisht. Koncepti i një pune të mirë në shtet tashmë po kthehet në mit. Sot nuk ka siguri, vetëm ëndrra që duhen ndjekur, mundësi për t’u zbuluar, aftësi për t’u zhvilluar.

Mos kini frikë të zbuloni hapësira të reja që do të zhvillojnë aftësitë tuaja. Nëse i njeh qëllimet e tua atëherë e ke më të lehtë për t’u larguar nga vendi i punës. Përqafoje frikën! Guxo!

 4. Frika se mund të humbasim benefitet.

Të gjithë i duan përfitimet; shëndetësore, dentare, sigurimet, etj,. Nëse keni një familje apo fëmijë, largimi mund të ketë një impakt të madh në vendimin që do të merrni. Mbetet në dorën tuaj të zgjidhni, cfarë lloj jete dëshironi? Dëshironi të jeni të zakonshëm apo të jashtëzakonshëm? Të duroni kolegë të mërzitshëm për shkak të një rroge mujore apo të ndërtoni një biznes i cili do t’ju rrisë ju dhe përfitimet tuaja?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0