Projekti "Coding with WoMen" ofron mundësinë për të përfituar bursa - Business Magazine Albania

Projekti “Coding with WoMen” ofron mundësinë për të përfituar bursa


Coding with WoMen është një nismë e ndërmarrë nga 5 studentë të Canadian Institute of Technology, e cila ka si qëllim:

  • të rrisë interesin e gjimnazistëve në fushën e shkencave kompjuterike,
  • të kontribuojë në vendosjen e një ekulibri midis pranisë së vajzave dhe djemve në teknologji.

Projekti është organizuar në formën e një cikli sesionesh programimi të ndërthurura me informacione dhe këshilla në fushën e teknologjisë. Këto sesione do t’ju pajisin me njohuri bazike në gjuhët Python, Java, HTML/CSS, SQL dhe Android. Gjithashtu, nëpërmjet sesioneve informuese, do të njiheni me disa nga profilet e shkencave kompjuterike, aftësitë që u duhen profesionistëve të kësaj fushe, figura që kanë kontribuar në teknologji, etj.

Në përfundim të projektit, do të pajiseni me një certifikatë. Gjithashtu, për nxënësit me performancë të lartë gjatë sesioneve, do të ofrohen ulje të tarifave të studimit/bursa në një nga programet e Canadian Institute of Technology.

Sesionet janë të pavarura. Pra, ju mund të frekuentoni secilin prej tyre sipas dëshirës. Ftohen të marrin pjesë gjimnazistët nga shkollat e mesme të Tiranës.

Linkun e aplikimit e gjeni Këtu.

Për çdo paqartësi, kontaktoni në:

elisa.pashku@cit.edu.al
xhemal.kodragjini@cit.edu.al
ose 0699193679

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0