Projekt-buxheti i vitit 2021 ka në fokus rindërtimet dhe investimet publike

Projekt-buxheti i vitit 2021 ka në fokus rindërtimet dhe investimet publike

Projekt-buxheti

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj komentoi të premten prioritet kryesore të projekt-buxhetit për vitin 2021.

Në një intervistë për ReportTv, Denaj tha se ky projektbuxhet është një ndër më ambiciozët, ku vëmendja do të jetë tek rindërtimi, investimet publike dhe rritja e pagave për mjekët.

Ajo theksoi se rindërtimi nuk është thjeshtë një politikë, por pritet të sjellë rritje ekonomike:

“Projektbuxheti është një nga më ambiciozët. 28 miliardë lekë për rindërtimin. Fondi i rindërtimit nuk është thjesht një politikë, por një ekonomi për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti.”

Lexoni: Oferta ALBtelecom, platforma surprizë e një komunikimi të ri

Lidhur me investimet publike, Denaj tha se në vitin 2021 do të përfundohet ‘rrugët e mbetura’ dhe do të nisë ndërtimi i Tunelit të Llogarasë.

E pyetur për paketën e tretë ë ndihmës ekonomike për pasojat e pandemisë, Denaj tha se do të rialokohen fonde nëse do të jetë e nevojshme dhe kjo do të përcaktohet në bazë të situatës në vazhdim.

Më parë opozita e ka quajtur projektbuxhetin 2021 si tentativën e fundit të qeverisë Rama për të vjelur fonde publike dhe se rrit ndjeshëm borxhin publik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0