Programimi dhe degët e lidhura me të, pjesë e programit të formimit profesional - Business Magazine Albania

Programimi dhe degët e lidhura me të, pjesë e programit të formimit profesional

formimi profesional

Qeveria shqiptare ka parashikuar së fundi se do të shpërblejë mësuesit në bazë të performancës duke kujtuar se pagesa mesatare se shpejti do të bëhet 950 euro në muaj. Kjo nisme vjen me objektiv rritjen e cilësisë së mësimdhënies, por edhe mbajtjen e mësuesve në vendin e punës.

Sfidë në tregun e punës mbetet edhe nxitja e mëtejshme e formimit profesional, një tjetër hendek për t’u ngushtuar. Ndaj, me një vendim të fundit, të publikuar tashmë në fletoren zyrtare, Qeveria ka përfshirë në listën e programeve të formimit profesional që mund të përfitojnë mbështetje financiare edhe fushën e Programimit.

Sipas Udhënzimit, në fushën “Programim” përfshihen: kodimi, programimi kompjuterik, zhvillimi i aplikacioneve, robotika, elektronika, shkenca e të dhënave, siguria kibernetike, inteligjenca artificiale, testimi i software, dizajni i software, dizajn i faqes web, dizajn i përvojës  së  përdoruesit, dizajni  i  ndërfaqes  së përdoruesit, mësimi makinerik/automatik, realiteti i shtuar, realiteti virtual ose algoritmet kompjuterike apo fusha të ngjashme të tjera.

Fondet për zbatimin e këtij programi për vitin 2024 do të mbulohen nga fondet e programit të nxitjes së punësimit”.

Kurset e formimit profesional funksionojnë në bazë të një kuadri të rregulluar ligjor, ku një prej tyre është një vendim i vitit 2022 që përcakton kriteret dhe kushtet për zbatimin e programeve që mbështeten financiarisht.

Sipas këtij vendimi kurset e formimit profesional synojnë kualifikimin dhe rikualifikimin e punëkërkuesve, me qëllim përgatitjen për integrim të shpejtë në tregun e punës dhe kanë një kohëzgjatje nga 3 deri në 12 muaj.

Mbështetja në këtë program do të bëhet me konkurrim, ku mund të marrin pjesë institucione të formimit profesional, publike apo private, dhe do të zbatohen nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0